Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në mesditë grupin parlamentar, një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë mbledhje gjithashtu u zgjodh Taulant Balla në postin e kryetarit, ndërsa kundër votoi vetëm 1 deputet.
Por ajo që ra në sy në këtë mbledhje ishte mungesa e Sajmir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm.
Mësohet se Tahiri ndodhet jashtë vendit, ndërsa kryeministri kërkoi nga ligjvënësit socialistë që të jenë pjesëmarrës në seancën e nesërme, ku do të votohet gjatë orëve të pasdites edhe kandidatura e Gramoz Ruçit në postin e kryeparlamentarit. /tesheshi.com/