Ndërsa në Prishtinë, Ramush Haradinaj po merrte zyrtarisht detyrën e kryeministrit, në vendlindjen e tij, në Gllogjan, bashkëfshatarët po i gëzoheshin çastit kur njeriu që u rrit me ta po parakalonte në tapetin e kuq drejt dyerve Qeverisë.
“Është njeri i fjalës”, thonë ata, ndërsa duan të besojnë se Haradinaj nuk do të ndryshojë, por do t’i prijë sundimit të ligjit.
E ajo për të cilën më së shumti duan, që njeriu i tyre të bëhet promotor, është hapja e vendeve të reja të punës, shkruan “Zëri”.
Bashkëfshatarët flasin si Haradinaj u dëshmua në luftë, duke besuar se nuk do të “dorëzohet” as në paqe në udhëheqjen e qeverisë drejt stabilitetit ekonomik dhe ligjor të vendit. /tesheshi.com/