Nëse mendoni se materiali më i shtrenjtë në botë mund të jetë ari apo platini, e keni shumë gabim. Ekziston një element, vlera e së cilit arrin 150 milion dollarë grami. Emri i këtij materiali është Buckminsterfullerene.
Është e kotë të gërmosh tokën për të gjetur këtë material, duke qenë se nuk ekziston në natyrë. Ky material realizohet në laborator dhe është pikërisht kjo veçanti ajo që e bën të jetë kaq i kushtueshëm.
Aplikacionet që përdoren për prodhimin e Buckminsterfullerene janë të shumta. Mes tyre mund të përmendim edhe një aplikacion që përdoret për orët atomike apo edhe sistemet GPS.
Gjithsesi, për momentin kostot e prodhimit janë tepër të mëdha dhe duhet eksperimentuar me teknika të reja prodhimi për të reduktuar kostot. /tesheshi.com/