Arkeologët izraelitë pretendojnë se kanë gjetur një qytet të lashtë 5000 vjet të vjetër në veri të vendit.
Autoriteti izraelit i Antikiteteve tha të dielën se qyteti antik ishte zbuluar gjatë punës përgatitore për të ndërtuar një autostradë afër Harish, një qytet 50 kilometra në veri të Tel Avivit.
Ata shprehen se është një “qytet kozmopolit dhe i planifikuar” që daton nga epoka e hershme e bronzit.
Qyteti është i përhapur në 65 hektarë dhe llogaritet të ketë patur një popullsi prej rreth 6,000 banorësh – thonë arkeologët izraelitë.
Gjatë punës, arkeologët zbuluan një tempull ceremonial të pazakontë, kockat e kafshëve të djegura, një skulpturë me kokë njerëzore, si dhe fragmente qeramike, objekte flinti dhe enë prej guri.
Studiuesit thonë se gjetjet japin një pasqyrë të re për të kuptuarin e tyre për periudhën kur popullsia rurale filloi të popullonte zona urbane. /tesheshi.com/