Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja çfarë ruhet në Arkivin e Kosovës

by te Sheshi
24/03/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja çfarë ruhet në Arkivin e Kosovës

Nga Shkëlzen Rrecaj

Trashëgimia kulturore islame – orientale në trojet shqiptare ka një zanafillë të vjetër. Atë e gjejmë në sirtarët e Arkivit të Kosovës, Bibliotekës Kombëtare dhe disa bibliotekave të tjera. Në to ka dorëshkrime të rralla e të vjetra, dhe si të tilla janë një pasuri intelektuale, që shënojnë kohën, vendin, ekzistencën e tyre në periudha të hershme. Një ndër institucionet që ruan këtë thesar është edhe Arkivi i Kosovës, i cili ka një koleksion të dorëshkrimeve islame-orientale në formën e veprave të plota të pabotuara më parë. Ato janë në gjuhën arabe, turqishte, perse dhe shqipe, kryesisht me grafi arabe. Tri prej tyre janë dorëshkrime unikale që pasurojnë listën botërore të dorëshkrimeve orientale, madje njëri është autografi.img_7936

Sipas historianit dhe studiuesit Sadik Mehmetit, numri i përgjithshëm i dorëshkrimeve islame-orientale që ruhen në Arkivin e Kosovës arrin në 69 kodekse ose 100 vepra në dorëshkrim.

Këto dorëshkrime janë përshkruar dhe kopjuar jo vetëm nga autorë të njohur arabë, turq, persianë, por edhe nga autorë vendas.

Është me rëndësi se këto dorëshkrime janë ruajtur me një fanatizëm dhe vetëdije të lartë, të trashëguara brez pas brezi dhe padyshim se përbëjnë një nga kontributet e mëdha të popullit shqiptar. Vlen të theksohet se në arkivin e Kosovës mund të gjenden dokumente që datojnë nga shekulli XIII-të. Ndërsa dorëshkrimi më i vjetër është fjalori persisht-arabisht “Tuhfe-i Sibjân”, i botuar në vitin 1437.

“Në Kosovë sot ruhen ende një numër i rëndësishëm i dokumenteve dhe i koleksioneve të dorëshkrimeve orientale, shumë të ndryshme për nga përmbajtja, prejardhja dhe vlera shkencore – artistike, të cilat përbëjnë një pjesë të trashëgimisë historike të kombit shqiptar. Kjo për faktin se për më shumë se pesë shekuj, Kosova ishte pjesë përbërëse e Perandorisë Osmane. Kosova, në këtë trashëgimi të këtyre dokumenteve dhe dorëshkrimeve që nga shekulli i XV e deri në shek. XX, si nga pikëpamja e sasisë, ashtu edhe nga pikëpamja e përmbajtjes, është një nga vendet më të pasura në rajon”, deklaroi Mehmeti.

Po ashtu vlen të theksohet se një numër i dokumenteve të vjetra ruhen në biblioteka private, në Bibliotekë Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në Institutin e mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës në Prizren, në Kryesinë e Bashkësisë islame të Kosovës.

Dr. Mehmeti tregoi se sipas një hulumtimi ende të pambaruar, sot në Kosovë mendohet të ketë afro 3.000 dorëshkrime orientale.dokument i vjeter 3

“Dokumentet dhe dorëshkrimet e mbetura, si numër, përfaqësojnë një pjesë fare të vogël të asaj pasurie intelektuale që ka ekzistuar ose që ka qarkulluar gjithandej në vendin tonë, një pjesë shkrime/vepra origjinale të autorëve shqiptarë. Themi kështu, sepse Perandoria Osmane ka pasur një sistem të përkryer kancelaresk. Ndërsa, libri, si lëndë e respektuar në mënyrë të veçantë, në shtëpitë myslimane ka zënë vend të rëndësishëm, sidomos Kur’ani, si libër themelor i fesë islame”, theksoi Dr. Mehmeti.

Më tej ai shtoi se dorëshkrimeve dhe autografe apo atyre të kopjuara nga origjinali, u është kushtuar kujdes i veçantë. Kjo shihet nga shënimet, vulat dhe firmat që në faqet e këtyre dorëshkrimeve i kanë vënë pronarët e tyre. Në dorëshkrimin unikat “Sherh rahati el-kulub”, që ruhet në Arkivin e Kosovës, të prishtinasit Pir Muhamed efendiut, për shembull, shkruan se ky dorëshkrim ishte marrë me vete gjatë shpërnguljes së popullatës shqiptare të Prishtinës më 1680 për në Serez (Greqi), dhe atje ky dorëshkrim kishte mbetur për afro një shekull, derisa disa tregtarë të vëmendshëm prishtinas e kishin blerë dhe ia kishin kthyer bibliotekës së medresesë së Prishtinës.

Dr. Mehmeti ndër të tjera përmend edhe një fakt interesant. Sipas tij në shtëpitë e shqiptarëve myslimanë ishte e pamundur të mos kishte më shumë se një dokument osman apo një kësi “qitapi” – libra e dorëshkrime islame, të vendosura dhe të ruajtura me kujdes në raftet e odave shqiptare, përveç atyre që gjendeshin nëpër xhami, medrese, etj.

dokument i vjeter

“Edhe sot aty-këtu, në shtëpitë shqiptare myslimane, falë kujdesit të individëve me kulturë dhe vetëdije historike mbi vlerat fetare islame dhe tradicionale, mund të gjenden dokumente dhe dorëshkrime islame, ndonëse ish-sistemi komunist dhe lufta e fundit në Kosovë e kanë varfëruar dukshëm këtë pasuri kulturore të popullit tonë. Dokumentet dhe dorëshkrimet e mbetura që ruhen, qoftë nëpër institucionet tona, qoftë nëpër bibliotekat private, paraqesin “mohikanin e fundit” të kësaj “dinastie” – të dokumenteve dhe dorëshkrimeve islame-orientale”, theksoi ai.

“Kronologjia e dorëshkrimeve islame-orientale në Arkivin e Kosovës fillon me fjalorin arabisht-persisht “Tuhfe-i Sibjân”, i kopjuar në vitin 1437, kurse më i riu është dorëshkrimi unikat-autograf në gjuhën arabe i ish-myftiut të Prizrenit, Rrustem ef. Shporta, me titull “Risale fi bejani Esmail-lahi te’ala ve esmai nebijjina alejhis-selam ve esmai xhemi’i-lenbijaii-lmedhkureti fi-l-Kur’ani-l’adhim”, i shkruar më 1925. Numri i përgjithshëm i dorëshkrimeve islame-orientale që ruhen në Arkivin e Kosovës arrin në 69 kodekse ose në 100 vepra dorëshkrim”, shprehet Mehmeti për tesheshi.com.

Të gjitha këto dorëshkrime që ruhen edhe sot në Arkivin e Kosovës apo edhe në Bibliotekën Kombëtare, janë dëshmi për trashëgimin kulturore që nga periudha osmane, të cilat mund të shërbejnë edhe si një bazë e mirë për të ndriçuar probleme të ndryshme të kohës./tesheshi.com/

Related Posts

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)
Kritikë

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi
Analizë

Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi

15/05/2025
Next Post
Arsyeja e vërtetë pse Vincent van Gogh preu veshin e tij

Arsyeja e vërtetë pse Vincent van Gogh preu veshin e tij

Efektet e shpërthimeve në Bruksel: Polonia u mbyll dyert refugjatëve

Efektet e shpërthimeve në Bruksel: Polonia u mbyll dyert refugjatëve

Novak Xhokoviç kërkon falje për komentet mbi pagesat në tenis

Novak Xhokoviç kërkon falje për komentet mbi pagesat në tenis

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025
Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan

Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni