Samsung Galaxy S7 Active, ka ndaluar së punuari pas vendosjes në ujë për të testuar rezistencën e tij ndaj ujit. Në një provë të fundit telefoni ishte vendosur 1.5 metra në ujë dhe ishte larguar pas një gjysmë ore.
Pasi ishte nxjerrë nga uji ekrani i tij nuk përgjigjej dhe kishte shfaqur shenja të gjelbra. Për t’u siguruar kompania e Samsung kishte testuar edhe një telefon tjetër, i cili kishte shfaqur gjithashtu simptoma të njëjta.
Telefoni është i certifikuar me IP68. /tesheshi.com/