A keni ngrënë ndonjëherë ndonjë banane që është pjekur më shumë seç duhet dhe që është bërë disi ngjyrë kafe? Nëse po dhe nuk ju kanë pëlqyer aspak bananet që janë më shumë të pjekura seç duhet, mund të provoni një mënyrë shumë të thjeshtë dhe efikase.
Bananet, si shumë fruta të tjera, çlirojnë gaz etilen, i cili lejon që banania të piqet gjithmonë e më shumë, deri sa ky gaz çlirohet tërësisht dhe banania nis të kalbet, pra të bëhet e pakonsumueshme.
Nëse doni që këtë frut ta mbani për një kohë sa më të gjatë të freskët, pra të zgjasë për të paktën një javë pa u nxirë, mjafton të bllokoni procesin e çlirimit të gazit etilen. Si ta bëni? E thjeshtë fare. Mbështillni bishtin e saj me letër celefon. Provojeni për ta besuar. /tesheshi.com/