Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja ç’dëme po i shkakton Kosovës menaxhimi i Brezovicës nga Serbia

by te Sheshi
30/01/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja ç’dëme po i shkakton Kosovës menaxhimi i Brezovicës nga Serbia

Nga Bashkim Kastrati

Qendra Turistike e skijimit, në Brezovicë ende vazhdon të menaxhohet nga strukturat e shtetit të Serbisë,që do të thotë se të gjitha të hyrat që i bën kjo ndërmarrje shoqërore nga vizitorët, në përjashtim të parkimit të veturave, derdhen në fonde të Serbisë.

Si pasojë e ndikimit direkt të Serbisë, drejtoria e kësaj qendre nuk jep llogaridhënie tek autoritetet komunale të Shtërpcës si biznes që zhvillohet brenda territorit të kësaj komune.

Kjo ndërmarrje nuk paguan asnjë taksë për shtetin e Kosovës, fakt ky që e dëmton buxhetin e vendit. Vetëm borxhi ndaj Administratës Tatimore të Kosovës deri më tani është 4.5 milionë euro. Ndërkaq, ligjet për menaxhimin e tatimeve janë të njëjta për të gjitha komunat, por që në Komunën e Shtërpcës shef po del të jetë Serbia dhe llogaridhënia i bëhet asaj.

brezovoca1

Kjo qendër e skijimit ka të hyra të mëdha, pasi që kostoja e pushimeve aty është e lartë. Sipas raportimeve që janë bërë këto javë, vetëm për një vikend një turist shpenzon deri në 200 euro.

Qeveria serbe kundërshton privatizimin e qendrës së skijimit në Brezovicë

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta privatizuar qendrën e skijimit në Brezovicë ka hasur në pengesa serioze, sepse investitori i cili është shpallur fitues nuk i ka paratë e për të bërë investimin i cili parashihet në marrëveshje.

Por një kundërshtues i privatizimit të Brezovicës është shteti fqinj. Qeveria e Serbisë, në një mbledhje të jashtëzakonshme, ka miratuar një tekst shpalljeje në të cilin investitorëve potencialë iu tërhiqet vërejtja se Qendra e për ski “Brezovica” është në pronësi të Serbisë dhe se vendimi për eksproprijim i marrë nga Prishtina është i jashtëligjshëm.

Qeveria e Serbisë thotë se “do të ofrojë zgjidhje për Brezovicën, në bazë të një programi investiv”, që do të ketë në fokus skijimin dhe aktivitete të tjera për të ofruar garanci të mjaftueshme ligjore për investime të sigurta.

“Qeveria e Serbisë do të vazhdojë të mbështesë veprimet që kanë qëllim gjetjen e një zgjidhjeje ndaj dhunës që Prishtina ka shfaqur gjatë procesit të privatizimit të njëanshëm të resorit të skijimit”, thuhet në një deklaratë të Zyrës Serbe për Kosovën.

“Janë duke vazhduar hapa para gjykatave në Kosove të nisur nga ‘Fond Indeks Intereksport’, ndërsa ‘Qendra e Skijimit e Serbisë’ ka paralajmëruar se do të kërkojë të drejtën ne Gjykatën e Arbitrazhit”, theksohet në deklaratën për medie.

Menaxhimi i Brezovicës nga Serbia i shkakton dëme të mëdha ekonomisë së Kosovës

Lulzim Beqiri magjistër i ekonomisë ka thënë për tesheshi.com se sihet publikisht se Serbia vazhdon ende pushtetin e saj në shumë vende në Kosove duke përfshirë edhe kompleksin turistik Brezovica, buxheti i tëri derdhet në buxhetin e Serbisë duke përfshirë edhe të hyrat nga parking dhe shërbimet tjera.

“Qeveria e Republikës se Kosovës ka dështuar të menaxhojë me asetet e saja dhe kjo është mjaftë shqetësuese. Nëse një qeveri nuk ka forcë dhe kapacitet të menaxhojë asetet e veta atëherë çka t’i themi kësaj më pak se mjerim”, thotë ai.

Ai thotë se Qeveria e Serbisë do të duhej të paditët ndërkombëtarisht për cenim të integritetit territorial dhe përzierje në punët e brendshme të një shteti të pavarur dhe Sovran. Politika në Kosove është shumë miqësore me këto krime që po i bie strukturat paralele serbe në territorin e Kosovës.

Photo_of_Brezovica (1)

Ndërsa shikuar në aspektin ekonomik Beqiri thotë se menaxhimi i Serbisë me të hyrat e Brezovicës i shkakton dëme të mëdha ekonomisë së Kosovës.

“Po s’ka dyshim se kjo është e dëmshme, është dekurajuese për bizneset tjera, ato struktura nuk paguajnë as taksa madje nuk i raportojnë askujt nga institucionet kosovare, gjithashtu edhe janë diskriminuese në ofrimin e shërbimeve, nuk është njësojë nëse një qytetar shqiptar merr një palë ski me një qytetar serb, nuk janë çmimet e njëjta as të banimit e as në të gjitha shërbimet”, theksoi Beqiri.

Strategjitë e Kosovës për Brezovicën të pasuksesshme

Kushtrim Gashi opinionist, ka thënë për tesheshi.com se Brezovica llogaritet si një ndër resurset më të mira që ka Kosova për zhvillimin e turizmit malor. Sipas tij, prolongimi në zhvillimin e këtij sektori turistik po vjen si pasojë e ndikimit të Serbisë në atë pjesë.

“Për Brezovicën është folur shumë dhe janë hartuar strategji të shumta, po pa ndonjë sukses. Këto ngecje ndodhin për shkak të mungesës se guximit e veprimit dhe mu këta faktor na kanë pru deri në ketë pik. Andaj do të ishte e rrugës qe qeveria jonë këtë “patate të nxehtë” ta finalizonte sa më shpejt me privatizimin e saj, në mënyrë që Brezovica të iu kthehet qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve të saj”, ka thënë Gashi.

Ndërsa analisti Blerim Burjani, ka thënë për tesheshi.com se Qeveria e Kosovës duhet që të obligojë zbatimin e vendimeve shtetërore të Kosovës në çdo komunë dhe se shteti gjithmonë duhet të gjejë mekanizëm për të përmbushe obligimet që i ka për të kontrolluar vendin.

“Ky menaxhim ilegal në Brezovicë duhet të ndalet me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe autoritetet duhet të gjejnë mekanizëm të përmbarimit të vendimit të nxjerre nga Qeveria e shtetit të Kosovës”, thotë Burjani.

Qendra e skijimit “Brezovica”, është qendër e njohur turistike që ndodhet në pjesën veriperëndimore të maleve të Sharrit. Gjendet në lartësi mbidetare prej 900 deri në 2522 metra, me një hapësirë prej 2500 hektarësh. /tesheshi.com/

Related Posts

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)
Kritikë

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Marrëveshja 1.4 mijë miliardë dollarë mes Emirateve dhe Trump-it
Ekonomi

Marrëveshja 1.4 mijë miliardë dollarë mes Emirateve dhe Trump-it

16/05/2025
Next Post
Arrestimi i Spiro Kserës: PD dyshon për skenar të Ramës

Arrestimi i Spiro Kserës: PD dyshon për skenar të Ramës

Mustafa zbutet me Brukselin: Vizat nuk na i liberalizuan, por bisedimet me Serbinë do vazhdojnë

Mustafa zbutet me Brukselin: Vizat nuk na i liberalizuan, por bisedimet me Serbinë do vazhdojnë

Me kremviçe dhe djathë, një vakt i shijshëm makaronash

Me kremviçe dhe djathë, një vakt i shijshëm makaronash

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni