Izraeli ka kryer një sulm me raketa në Gaza veriore, duke vrarë të paktën nëntë palestinezë dhe duke plagosur disa, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Mes viktimave janë tre fëmijë.
Hamas më parë kishte qëlluar me raketa në drejtim të Izraelit, duke aktivizuar sirenat paralajmëruese në Jeruzalem dhe afër kufirit të Gazës.
Hamas tha se gjuajti me raketa Izraelin, duke aktivizuar sirenat paralajmëruese në Jeruzalem dhe afër kufirit me Gazën, në përgjigje të plagosjes së më shumë se 300 palestinezëve pasi policia izraelite bastisi kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa.
Abu Obeida, një zëdhënës i krahut ushtarak të Hamasit, tha se sulmi me raketa ishte një përgjigje ndaj asaj që ai e quajti “krime dhe agresion” të Izraelit në Jeruzalem. “Ky është një mesazh që armiku duhet ta kuptojë mirë,” tha ai.
Ai kërcënoi sulme të reja nëse Izraeli sulmon përsëri kompleksin Al-Aqsa ose dëbon familjet palestineze në Jeruzalemin Lindor. /tesheshi.com/