Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja 13 pikat e konkluzioneve të takimit të V-të BE-Shqipëri

by te Sheshi
25/03/2015
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Ja 13 pikat e konkluzioneve të takimit të V-të BE-Shqipëri

1- Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri Johannes Hahn drejtuan Takimin e pestë të Dialogut të Nivelit të Lartë (DNL) mbi Përparësitë Kyçe mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian më 24 mars 2015. Seanca plenare përfshiu pjesëmarrjen e ministrave qeveritarë, si dhe të opozitës përmes kryetares së Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian. Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të institucioneve të pavarura.

2 – Pjesëmarrësit e DNL vunë në dukje vlerësimin e bërë në Raport Progresin e Komisionerit mbi progresin e bërë nga Shqipëria në trajtimin e Përparësive Kyçe. Gjithashtu pranuan se sfidat që shtrihen përpara kërkojnë përpjekje të mëdha dhe të qëndrueshme nga Shqipëria. Komisioneri Hahn theksoi se konsolidimi i vrullit të reformës dhe arritja e reformave të pandërprera dhe të qëndrueshme në fushat e përfshira në pesë Përparësitë Kyçe është thelbësor për progresin drejt integrimit në BE dhe do t’i nënshtrohet një mbikëqyrje nga afër nga ana e BE-së.

3 – Komisioneri Hahn nënvizoi se puna konstruktive në Parlament mes qeverisë dhe opozitës është thelbësore për qëndrueshmërinë e procesit të reformave drejt BE-së. Ai theksoi rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të qetë të marrëveshjes politike të dhjetorit që i dha fund bojkotit parlamentar.

4 – Komisioneri Hahn përshëndeti progresin e bërë nga Shqipëria në reformën e sistemit gjyqësor, përfshirë ngritjen e komisionit parlamentar ad hoc për reformën e gjyqësorit. U ra dakord që vendi do ta informojë Komisionin për punën dhe arritjet e komisionit parlamentar. Komisioneri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e një procesi përfshirës reformash nën drejtimin e Komisionit të Venecias. Ai theksoi se forcimi i pavarësisë, përgjegjshmërisë dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor është thelbësor për një shtet ligjor të fortë dhe veçanërisht për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. U ra dakord që strategjia për reformën e gjyqësorit 2014-2020 të përfundohet dhe të shtohen përgatitjet për mbështetjen e mundshme të sektorit të buxhetit.

5 – Pjesëmarrësit e DNL vunë në dukje se Grupet e Përbashkëta të Punës për pesë Përparësitë Kyçe mbajtën  takimin e tyre të dytë më 5 shkurt 2015 në Tiranë. Konkluzionet operative të Grupeve të Përbashkëta të Punës u miratuan si shtojcë integrale e këtyre konkluzioneve. Komisioneri Hahn nënvizoi rëndësinë e zbatimit të masave të identifikuara nga Grupet e Përbashkëta të Punës dhe nxiti punën e mëtejshme në përputhje me masat e përcaktuara në Udhërrëfyes.

6 – Komisioneri Hahn përshëndeti progresin që ka bërë Shqipëria në fushën e reformës së administratës publike me fillimin e zbatimit të Ligjit mbi Shërbimin Civil dhe rikujtoi se asnjë ndryshim legjislativ nuk duhet ta minojë objektivin e ngritjes së një administrate publike të bazuar në merita dhe të depolitizuar. Në këtë kontekst, përmirësimi i mëtejshëm i mbledhjes dhe monitorimit të të dhënave është kyç. Shqipëria u nxit gjithashtu të vazhdojë me miratimin në kohën e duhur të Kodit të Procedurave

7 – Administrative dhe përfundimin e Strategjisë për Reformën e Administratës Publike për periudhën 2015-2020.

Pjesëmarrësit e DNL nënvizuan rëndësinë e funksionimit si duhet dhe pavarësisë së institucioneve demokratike kyç si parlamenti, gjyqësori dhe autoritetet gjyqësore, si dhe institucioneve të tjera të pavarura. Ata rikujtuan se institucionet e pavarura luajnë një rol kyç në përmbushjen e kriterit politik dhe detyrimeve në kuadrin e acquis të BE-së. U ra dakord që Shqipëria të veprojë sipas konkluzioneve operative të seminarit mbi institucionet e pavarura të 3 shkurtit 2015 për të garantuar profesionalizmin dhe depolitizimin e institucioneve të pavarura, si dhe për të garantuar më shumë stabilitet, si në kuadrin e tyre ligjor ashtu dhe në politikat e burimeve njerëzore.

8 – Komisioneri Hahn përshëndeti angazhimin e qeverisë shqiptare për forcimin e mëtejshëm të luftës kundër korrupsionit dhe përfshirjes në këtë kontekst të rekomandimeve të Vlerësimit të Kuadrit Antikorrupsion në strategjinë kundër korrupsionit dhe në planet e veprimit.

9 – Pjesëmarrësit e DNL përshëndetën angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër trafikut të drogës dhe shtimin e numrit të operacioneve për identifikimin dhe çrrënjosjen e kultivimit të narkotikëve. Ata nënvizuan se duhet forcuar bashkëpunimi mes institucioneve të zbatimit të ligjit për të rritur efikasitetin e hetimeve.

10 – Kryeministri Rama theksoi se angazhimi ndaj Zgjerimit të BE-së kontribuon për modernizimin e Shqipërisë dhe i sjell përfitime gjithë qytetarëve shqiptarë. Në ketë kontekst, Shqipëria pranon se dhënia e statusit të vendit kandidat shërben si inkurajim për përpjekje të mëtejshme të vendosura në procesin e reformave. Kryeministri Rama shprehu shpresën se vendimi për të ecur drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit do të bëhet përmes një procesi të besueshëm dhe të parashikueshëm, në bazë të përmbushjes së pesë përparësive kyçe.

11 – Komisioneri Hahn shtoi se Komisioni është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për reforma me ekspertizë dhe ndihmë financiare. Sa i takon dhënies së mbështetjes së mundshme financiare nga BE për sigurimin e pajisjeve për autoritetet e zbatimit të ligjit, Komisioneri nënvizoi rëndësinë e shtimit të mëtejshëm të përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo do të nënkuptojë, mes të tjerash, masa të vendosura për eliminimin e pengesave të mbetura për kryerjen e hetimeve proaktive dhe efikase, përfshirë miratimin e ndryshimeve të synuara ad hoc të Kodit të Procedurës Penale ndër të tjera dhe përdorimin efektiv të hetimeve financiare.

12 – Kryeministri konfirmoi angazhimin e tij për një dialog politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm mes qeverisë dhe opozitës, çka është jetike për qëndrueshmërinë e procesit të reformave. Ai shtoi se ngritja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian (KKIE) që do të kryesohet nga opozita, është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të gjithëpërfshirjes së procesit të reformave që lidhen me BE-në dhe u angazhua ta vërë sa më parë në punë.

13 – Komisioni do të vazhdojë të sigurojë asistencë dhe të monitorojë progresin në zbatimin e reformave në kuadrin e Dialogut të Nivelit të Lartë dhe Grupeve të Përbashkëta të Punës për përparësitë kyçe. Shqipëria do të sigurojë raporte mbi zbatimin e Udhërrëfyesit sipas afatit kohor dhe udhëzimeve të vendosura me Komisionin.

Tags: konkluzionet be shqiperi

Related Posts

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?
Kronikë

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes
Ekonomi

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it
Diplomaci

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Next Post
Bullgaria shet korporatën nr 1 të telekomit për…1 euro. Por me disa klauzola

Bullgaria shet korporatën nr 1 të telekomit për…1 euro. Por me disa klauzola

Nga Fitim Zekthi/ NARCIZMI, SËMUNDJA JONË E MADHE!

Nga Fitim ZEKTHI/ Propaganda, zgjedhjet dhe një shembull amerikan

Rajhu i Katërt: Ja si e shohin Gjermaninë ca europianë

Rajhu i Katërt: Ja si e shohin Gjermaninë ca europianë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni