Në një intervistë për Spiegel-in gjerman, Theodor Meron, ish-ambasador i Izraelit, ish-kryetar i Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në Jugosllavi, i mbijetuar i Holokaustit dhe një emër i njohur i jurisprudencës ndërkombëtare, foli për urdhër-arrestin ndaj kryeministrit Beniamin Netanyahu, duke i bërë thirrje fillimisht Kancelarit të ri Friedrich Merz që të mos e ftojë Netanyahun në Gjermani nëse nuk do që ai të arrestohet, pasi sundimi i ligjit duhet aplikuar për të gjithë.
Meron pranon se pas rreshtimit të tij në firmosjen e urdhër-arrestit pati mbështetje nga një shumicë njerëzisht.
“Isha në New York kur (Karim)Khan(kryetari i gjykatës) më telefonoi. Thashë se do të preferoja që të mos më pyeste(si ekspert për urdhër arrestin ndaj kryeministrit izraelit). Por unë kam shpenzuar 20 vjet si një gjykatës i Gjykatës dhe kam studiuar për dekada ligjet. Do të ishte hipokrite që të përqendrohem vetëm në krimet e të tjerëve. Duhet të pranoja”, tha ai.
Meron shton se akuzat e Netanyahut për anti-semitizëm nuk qëndrojnë, pasi “nëse do të mendoja se Khan është i tillë, apo edhe anti-arab, nuk do të punoja me të”.
Meron është personi të cilit iu kërkua një mendim mbi ligjshmërinë e vendosjes së kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor pas Luftës së Gjashtë Ditëve, përgigja e të cilit ishte “Jo”. Sipas tij, vendosja e kolonëve binte ndesh me Konventën e Gjenevës.
Ai dorëzoi shtetësinë izraelite në vitin 1980, veprim që sipas tij “të bën të jesh një dele e zezë”, shtuar kësaj edhe faktit se “ka pak njerëz në Izrael që bien dakord me pozicionin tim për ngulimet”.
“Nëse duhet të jem një dele e zezë, kështu qoftë!”, shtoi Meron.
Gjithashtu, Meron hodhi poshtë idenë se tërheqja e Hungarisë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale do të provokojë një valë ikjesh, duke thënë se në historinë e saj vetëm tre shtete janë larguar. /tesheshi.com/