Izraeliti i arrestuar mbrëmë në Rinas tashmë është lënë i lirë.
Nuk dihen rrethanat por atij i është marrë vetëm pasaporta, ndërkohë që nga faktet e dala bëhet e ditur se Yoram Frig nuk ka në Shqipëri vetëm një klient; pra biznesmenin-pronar të një televizioni, si dhe një politikan të lartë pas tij, por edhe deputetin miliarder Tom Doshi si dhe shumë pasanikë të tjerë që e kanë pajtuar atë për të zbuluar gratë apo burrat se mos ka tradhti bashkëshortore.
Thuhet se izraeliti misterioz është furnizuesi edhe i politikës shqiptare me fakte që mban çanta e zezë e “Baba Takut”, por këto deri tani janë vetëm të dhëna koridoresh.
Kurse ajo që Tom Doshi e ka klient izraelitin tashmë është e vërtetë, pasi e ka pikasur vetë Toma nga një mik hebre në SHBA; por izraeliti ka bashkëpunuar edhe me kundërshtarët e Tomës, çka e ka tronditur Doshin. /tesheshi.com/