Izraelit i ka dështuar ulja në Hënë, pasi anija e tyre hapësinore është shkatëruar duke u përplasur në sipërfaqen e Hënën.
Arsyeja për dështimin thuhet se ishte një defekt në motorin kryesor. Anija izraelite e quajtur Beresheet u përpoq të ulet në Hënë, por pësoi problem teknik gjatë zbritjes së saj në sipërfaqen e Hënës.
Qëllimi i misionit ishte të merrte fotografi dhe të kryente eksperimente, gjë të cilën nuk ia arriti. Vetëm agjencitë hapësinore qeveritare nga ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA-ja dhe Kina kanë bërë ulje të suksesshme në Hënë.
“Nuk ia dolëm, por gjithsesi u përpoqëm”, tha iniciatori i projektit, Morris Kahn. /tesheshi.com/