Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Izraeli vret, gënjen dhe mediat perëndimore e besojnë

Ekzekutimi i 15 mjekëve dhe shpëtimtarëve në Gaza dëshmon sa shumë është normalizuar dehumanizimi i palestinezëve

by te Sheshi
10/04/2025
in Analizë, Kryesore, Të tjera
Reading Time: 5 mins read
A A
Izraeli vret, gënjen dhe mediat perëndimore e besojnë
57
SHARES

Nga Ahmed Najar*, Al Jazeera

Pesëmbëdhjetë anëtarë të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze dhe të Mbrojtjes Civile u vranë.

Nuk ishin luftëtarë, as militantë, as njerëz që fshihnin raketa apo armë. Ata ishin punonjës ndihme, humanitarë, mjekë që rendën drejt të plagosurve në çastet kur bombat shpërthenin. Ishin njerëz që dhanë jetën duke u përpjekur të shpëtonin të tjerë.

Më 23 mars, në Rafah të Gazës jugore, forcat izraelite shënjestruan një kolonë ambulancash dhe automjetesh emergjence. Tetë punonjës të Gjysmëhënës së Kuqe, gjashtë nga Mbrojtja Civile Palestineze dhe një anëtar i stafit të Kombeve të Bashkuara u masakruan. Ushtria izraelite pretendoi se automjetet ishin të pashënuara dhe se dyshohej se transportonin militantë.

Por kjo ishte një gënjeshtër e kulluar.

Pamjet e nxjerra nga telefoni i Rifat Radwanit, një prej mjekëve të vrarë, tregojnë dritat e kuqe që pulsonin, automjete të shënuara qartë dhe asnjë armë në horizont. Më pas, dëgjohen të shtëna të fuqishme nga forcat izraelite. Trupi i Rifatit u gjet më vonë në një varr masiv së bashku me 13 të tjerë, disa prej të cilëve mbanin shenja ekzekutimi: plumba në kokë ose gjoks dhe duar të lidhura pas shpine.

Edhe pas vdekjes, atyre iu desh të provonin se ishin punonjës ndihme.

Dhe megjithatë, pjesa më e madhe e mediave perëndimore raportuan fillimisht versionin izraelit – “Izraeli thotë…”, “IDF deklaron…”, “një burim ushtarak pohon…”. Këto fraza të formuluara me kujdes duket se kanë më shumë peshë sesa uniformat e Gjysmëhënës së Kuqe të njomura në gjak. Më shumë sesa provat e pakundërshtueshme. Më shumë sesa e vërteta e thjeshtë.

Kjo nuk është një dukuri e re. Nuk është një gabim i izoluar.

Ky është një sistem i tërë.

Një sistem ku palestinezët prezumohen fajtorë që në fillim. Një sistem ku spitalet duhet të vërtetojnë se janë vërtet spitale, shkollat duhet të dëshmojnë se janë shkolla dhe fëmijët duhet të provojnë se nuk janë mburoja njerëzore. Një sistem ku vetë ekzistenca jonë trajtohet si një kërcënim – që duhet justifikuar, shpjeguar, verifikuar – përpara se dikush të na ngushëllojë për humbjet tona.

Kështu shfaqet dehumanizimi në gjithë urrejtjen e tij.

Kam lindur dhe jam rritur në Gaza. E di fare mirë se çfarë përfaqëson jeleku i Gjysmëhënës së Kuqe. Ai simbolizon shpresën kur çdo gjë tjetër duket e humbur. Do të thotë se dikush po vjen për të ndihmuar – jo për të luftuar, jo për të vrarë, por për të shpëtuar jetë. Do të thotë se edhe në mes të rrënojave dhe vdekjes, jeta ka ende vlerë për dikë.

Dhe e di gjithashtu çfarë do të thotë ta humbasësh këtë simbol shprese. Të shohësh mjekët e vrarë dhe më pas të baltosen. Të dëgjosh botën të debatojë për pafajësinë e tyre, ndërkohë që kolegët e tyre gërmojnë me duar nëpër varre masive. Të shikosh njerëzit që u përpoqën të shpëtojnë jetë të reduktuara në statistika të thata, të paraqitur si të dyshimtë dhe më pas të harruar krejtësisht.

Dehumanizimi nuk është thjesht një problem retorike. Nuk është vetëm një çështje e kornizimit mediatik apo e gjuhës politike. Ai vret drejtpërdrejt. Ai shfaros. Ai i mundëson botës të shmangë shikimin ndërsa komunitete të tëra zhduken nga faqja e dheut.

Ai na thotë: Jeta juaj nuk ka të njëjtën vlerë. Dhimbja juaj nuk është e vërtetë derisa ne ta konfirmojmë atë. Vdekja juaj nuk është tragjike derisa ne ta miratojmë atë si të tillë.

Kjo është arsyeja pse vdekja e këtyre 15 mjekëve dhe shpëtimtarëve ka një rëndësi kaq të madhe. Sepse historia e tyre nuk flet vetëm për një mizori të thjeshtë. Ajo zbulon mekanizmin e dyshimit që vihet në lëvizje sa herë që vriten palestinezët. Ajo tregon se si ne detyrohemi të bëhemi vetë hetuesit tanë mjeko-ligjorë, ekipi ynë ligjor, firma jonë e marrëdhënieve me publikun – duke mbajtur zi për të vdekurit tanë.

Kjo barrë e padrejtë nuk i ngarkohet askujt tjetër. Kur vriten gazetarët perëndimorë, ata nderohen. Kur civilët izraelitë humbasin jetën, emrat dhe fytyrat e tyre mbushin ekranet anembanë botës. Kur palestinezët vdesin, familjet e tyre duhet së pari të provojnë me ngulm se të afërmit e tyre nuk ishin terroristë.

Ne jemi gjithmonë të fajshëm derisa të vërtetohet pafajësia jonë – dhe shpesh, as atëherë nuk na besohet plotësisht.

Studim pas studimi ka zbuluar se mediat perëndimore citojnë burime izraelite shumë më tepër sesa ato palestineze dhe shpesh dështojnë t’i sfidojnë deklaratat izraelite me të njëjtin skepticizëm. Zërat palestinezë jo vetëm që janë të margjinalizuar, por shpesh portretizohen si të pabesueshëm ose tepër emocionalë – sikur pikëllimi të diskreditojë të vërtetën, sikur dhimbja të na bëjë të paarsyeshëm.

Ky model mediatik ushqen dhe pasqyron vendime politike të njëanshme – nga shitja e armëve te imuniteti diplomatik, nga heshtja në forumet ndërkombëtare te vetot në OKB. Është një zinxhir i tërë i ndërlidhur. Kur palestinezët nuk shihen si qenie njerëzore të plota, atëherë edhe vrasësit e tyre nuk shihen si plotësisht përgjegjës për veprimet e tyre.

Dhe kostoja emocionale është e papërballueshme. Ne nuk jemi vetëm të pikëlluar; ne duhet të mbrojmë të drejtën tonë për qenë të pikëlluar. Ne nuk i varrosim vetëm të vdekurit tanë; ne luftojmë që vdekjet e tyre të njihen dhe të mos harrohen. Ne jetojmë nën një presion psikologjik të vazhdueshëm që asnjë komunitet nuk duhet ta përjetojë – presionin për të provuar se nuk jemi ata që bota ka vendosur tashmë se jemi.

Këta 15 mjekë dhe reagues të parë ishin heronj të vërtetë. Ata rendën drejt rrezikut pa hezitim. Ata i shërbyen me përkushtim popullit të tyre. Ata besonin thellësisht në shenjtërinë e jetës, madje edhe në një vend ku ajo është vazhdimisht nën kërcënim. Kujtimi i tyre duhet të jetë i shenjtëruar.

Por, në vend të kësaj, historia e tyre u shndërrua në një tjetër fushë beteje ideologjike.

Bota duhet të ndalojë së na kërkuari të provojmë vazhdimisht se jemi njerëz. Mos supozoni automatikisht se ne gënjejmë dhe se vrasësit tanë thonë të vërtetën. Pushoni së pranuarit një narrativë të njëanshme që kërkon që palestinezët të jenë figura të shenjta në mënyrë që vdekja e tyre të shkaktojë vajtim.

Këta mjekë e meritonin të besoheshin. Ata meritonin mbrojtje. Dhe ata meritojnë drejtësi të plotë.

Por mbi të gjitha, ata meritonin – si të gjithë ne – të shiheshin thjesht si njerëz. /Tesheshi.com/

*Ahmed Najar është një analist politik dhe dramaturg palestinez.

Tags: Lajme nga Gaza

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Treguesit: Rritje e trazirave në mbarë botën

Treguesit: Rritje e trazirave në mbarë botën

Kush është një nga themeluesit e shtetit shqiptar ende pa varr?

Kush është një nga themeluesit e shtetit shqiptar ende pa varr?

Cili është biznesi i ri i Cristiano Ronaldos?

Cili është biznesi i ri i Cristiano Ronaldos?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni