Ish-aleati i Netanyahut, krahu i djathtë Naftali Benntet, është zgjedhur kryeministri i ri, raporton AP, duke shtuar se ai do të drejtojë një koalicion të larmishëm dhe të brishtë me tetë parti me dallime të thella ideologjike.
Netanyahu mbetet në krye të partisë Likud dhe do të jetë udhëheqësi i opozitës.
Votimi ishte afër dhe e ashtuquajtura “qeveria e re e ndryshimit” mori mbështetjen e 60 nga 120 deputetë në Knesset, ndërsa 59 ishin kundër.
Më parë, në një fjalim në parlament, Netanyahu premtoi se partia e tij Likud do të kthehej në pushtet nën udhëheqjen e tij.
Ai shtoi se do të vazhdonte të kryente “misionin e madh të jetës së tij, duke garantuar sigurinë e Izraelit”.
“Nëse jemi të destinuar të jemi në opozitë, ne do ta bëjmë këtë me uri të pashuar, derisa të përmbysim këtë qeveri të rrezikshme dhe të kthehemi për të drejtuar vendin në mënyrën tonë,” tha Netanyahu.
Knesset u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme për të lejuar udhëheqësin e qendrës dhe opozitës Yair Lapid dhe udhëheqësin e krahut të djathtë radikal Bennett të paraqisnin ekipin e tyre. /tesheshi.com/