Izraeli ka “sytë dhe veshët” brenda Iranit, tha të martën shefi i shërbimit të inteligjencës Mosad, të Izraelit.
“Izraeli po e monitoron nga afër situatën në Iran. Ne kemi sytë, veshët dhe jemi shumë brenda Iranit”, tha Yossi Cohen gjatë një sesioni të mbyllur në Ministrinë e Financave, sipas radios izraelite.
Cohen tha se trazirat e tanishme në Iran “nuk ka gjasa ta rrëzojnë regjimin për momentin”.
“Unë do të isha shumë i lumtur të shoh një revolucion social në Iran. Kjo është diçka që ndoshta mund të ndodhë në të ardhmen”, tha ai.
Irani u godit nga protestat në fund të dhjetorit për shkak të inflacionit në rritje, papunësisë dhe keqmenaxhimit të qeverisë.
Protestat më vonë u kthyen në tubime anti-regjim, duke u përhapur në disa provinca, përfshirë kryeqytetin Teheran.
Më shumë se 20 vetë u vranë në demonstrata, duke përfshirë të paktën një oficer policie, ndërsa më shumë se 1,000 të tjerë u arrestuan nga autoritetet. /tesheshi.com/