Presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, tashmë ndodhet në një tjetër pozitë të vështirë. Ai është vënë para presionit për të mos e dekretuar ligjin e gjuhëve, ose thënë ndryshe ligjin që e kthen shqipen në gjuhë të dytë zyrtare në vend. Ky ligj u miratua një ditë më parë në parlament, e tani pret firmën dekretuese të Ivanovit.
Siç dhe pritej, VMRO-ja e kundërshtoi atë, ngjashëm si Platformën e Tiranës një vit më parë, ku në krah pati dhe Presidentin që më pas u dorëzua para ndërkombëtarëve duke i dhënë viston Zaevit për të formuar qeverinë dhe “lënë në baltë” Gruevskin. Tashmë ai është nën presionin tjetër, atë të mosdekretimit të shqipes. Ia kërkojnë këtë akademikë maqedonas, si dhe përfaqsues nga diaspora.
Veçojnë tre emra akademikë, Katica Kjulafkova, Gordana Siljanovska and Simona Madzoska, të cilat me anë të një letre thanë se ligji vë në rrezik statusin kushtetues të gjuhës maqedonase
“Është shumë e nevojshme që presidenti Ivanov të përdorë veton e tij të paktën një herë, jo për të treguar pushtetin e tij, por në emër të sundimit të ligjit”, shkruan treshja nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë.
Nga ana tjeër, Ivanov e ka dhënë një konsideratë të tijën jo aq pro ligjit, duke thënë se mund të cenojë unitetin e shtetit. Tashmë pritet me ankth se si do veprojë vetë me ligjin që e ka në tavolinë dhe pret firmën e tij. /tesheshi.com/