Minella Muçi, shtëpia e të cilit në Fier tentoi të grabitej, ku për pasojë policia la të vdekur një prej grabitësve, ngjarje e ndodhur një muaj më parë, ka falenderuar policinë për aksionin e asaj mesnatë.
“Falenderoj policinë që më shpëtoi jetën. Unë jam gjallë sot prej saj”, tha Minella gjatë forumit të sigurisë publike të organizuar në Fier.
Viktima ishte 20-vjeçari Xhuljano Sollaku. Viktima, së bashku me tre të tjerë, shkuan që të grabisnin shtëpinë e Minella Muçit, por u ndeshën me policinë dhe më pas hapën zjarr ndaj saj.
Kundërpërgjigja qe e ashpër, ku njëri la jetën e një tjetër u plagos. /tesheshi.com/