Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Itinerari i Ballkanit dhe muret e reja të Europës: çfarë do të ndodhë në dimrin e gjatë të emigrantëve

by te Sheshi
20/12/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Itinerari i Ballkanit dhe muret e reja të Europës: çfarë do të ndodhë në  dimrin e gjatë të emigrantëve

2015 ishte viti i Eksodit të Madh. Viti kur u shënuan mbi 800 të vdekur nga një anije e vetme që u mbyt në ujërat e Mesdheut.  Viti i itinerarit të ri ballkanik dhe të fotografisë së Aylan Kurdi-it, fëmijës sirian me bluzë të kuqe dhe me fytyrën mbi rërë, i nxjerrë nga deti dhe i gjetur i vdekur në plazhin e Bodrumit në Turqi.

2015 ishte vit emocional dhe i improvizimeve për shkak  se shumëkush u kap i papërgatitur nga një fluks tepër i madh njerëzish që kapërcenin detin përditë për të mbërritur në brigjet e Europës. Por, edhe një vit ku nisi përçarja nën moton “secili për veten e vet”. Një vit ku u shfaqën telat me gjemba dhe muret e reja të Europës.  Gjithashtu, 2015 do të mbahet mend edhe për ksenfobinë e së djathtës, që u rrit me shpejtësi në kontinent. Sigurisht edhe për fjalët historike të kancelares gjermane, Angela Merkel: “Do të mirëpresim të gjithë sirianët që po largohen nga lufta”.

2015 është edhe viti kur terroristët që kryen masakrën e Parisit përdorën të njëjtën rrugë të refugjatëve për të shkuar dhe për t’u kthyer nga Siria. Të paktën tre prej tyre e përdorën këtë itinerar ndërsa u përfshinë në sulmet e 13 Nëntorit në Paris.

Kjo gjë krijoi irritim saqë në Europë tashmë po diskutohet për të ndryshuar rregullat e kontrollit të kufijve, rishikimin e marërveshjes së Shengenit.

Numrat vijojnë të rriten. Të dhënat e pak ditëve më parë flasin se brenda këtij viti kanë mbërritur në Europë përmes detit 149.400 refugjatë, rreth 801.384 kanë kaluar përmes Ballkanit, që do të thotë duke kaluar në Greqi, Maqedoni, Serbi e Hungari. Më 4 Dhjetor bilanci i të vdekurve ishte në shifrën e 3601 personave. Por ndërkohë janë regjistruar edhe dy anije të tjera të mbytura, dhe shtatë fëmijë si Aylan kanë humbur jetën në të njëjtën përqafim të detit, mes brigjeve turke dhe ishujve grekë. Pikërisht kjo rrugë e re ishte kryefjala e fillimit të verës.

Refugjatët po zhvendosen me një fjalëkalim global. Kush është përpara u shpjegon atyre që kanë mbetur pas. Dërgon fotografi, ilustron pengesat që do ta hasin gjatë rrugës. Telefonat janë shndërruar në busulla të një zhvendosjeje të pareshtur. Të kalosh Ballkanin është një mënyrë për të shmangur Libinë, ku shumë refugjatë torturohen dhe muaj të tëra i kalojnë  në burgje me kushte çnjerëzore.

Por, sidomos është mënyra për të shmangur kalimin e Mesdheut, një udhëtim shumë i gjatë dhe i rrezikshëm. Fjalëkalimi global thotë: “Shmangni detin. Në det vdes”.

Nga Turqia në ishullin Lesbo mjaftojnë 50 minuta lundrim. Dhe, madje nuk nevojitet as skafisti. Si rrjedhim një numër i madh biznesesh kanë lulëzuar në brigje ku shiten pajisjet e plota, gomone, motorri, jelekët e shpëtimit etj.

Por, tashmë mbërriti dimri. Për herë të parë gjatë këtij viti, kalimet e regjistruara në nëntor përgjatë itinerarit ballkanik janë zvogëluar krahasuar me muajt pararendës. Eksodi i Madh është ende në zhvillim, mirëpo sezoni i ftohtë e ndërlikon udhëtimin dhe vonon fluksin e njerëzve.

Pas sulmeve të 13 Nëntorit në Paris diçka ka ndryshuar. Kufiri midis Greqisë dhe Maqedonisë është i mbikqyrur nga Ushtria. Kalojnë vetëm ata refugjatë që mund të dokumentojnë vendin e origjinës nga një zonë konflikti, Siria, Iraku apo Afganistani.

Kalojnë vetëm refugjatët. Ky vendim prodhon dy efekte të menjëhershme: me mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuar në një lloj zone pa kohë e pa vend. Dhe një treg të ethshëm të zi të dokumenteve falco. Kriza është shumë larg të qënit e zgjidhur.

2016 do të jetë viti i Sirisë e ndoshta edhe i Libisë. Do të jetë viti kur do të kuptojmë nëse Europa ekziston vërtet, përtej masave burokratike. Viti kur do të duhen përgatitje për valë të reja emigracioni, e që do të shtrojnë nevojën e madje, domosdoshmërinë e lidhjes  mes mikpritjes dhe sigurisë.

 Përgatiti: Juli Prifti-/tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Pamje mbresëlënëse nga kabina e një piloti (foto)

Pamje mbresëlënëse nga kabina e një piloti (foto)

Zyrtarizohet: Ancelotti, trajner i ri i Bayern Mynih

Zyrtarizohet: Ancelotti, trajner i ri i Bayern Mynih

Tërbohet Real Madrid: mund 10-2 fqinjët nga Vallecano

Tërbohet Real Madrid: mund 10-2 fqinjët nga Vallecano

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni