Ministri italian i Arsimit Giuseppe Valditara tha se duke filluar nga ky vit shkollor, Italia ka nisur një program eksperimental të përdorimit të inteligjencës artificiale (AI) për të përmirësuar mësimdhënien në shkolla, i cili do të përfshijë 15 shkolla në katër rajone.
Valditara tha se Italia është ndër vendet e para që ka nisur një program të tillë këtë vit shkollor, duke theksuar se në të do të përfshihen 15 shkolla në katër rajone: Kalabria, Lacio, Toskana dhe Lombardia, raporton ANSA.
“Nëse modeli funksionon, planifikojmë ta vazhdojmë”, tha Valditara.
Ministri shprehu besimin se inteligjenca artificiale, nëse menaxhohet siç duhet nga mësuesit, mund të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e mësimdhënies. /tesheshi.com/