Ndërsa Spanja luante dhe për qejf me Shqipërinë, duke regjistruar fitoren e tretë në grup, si pa asnjë gol të pësuar, pra me pikë të plota, Italia kampione në fuqi përpëlitej nën një humbje të mundshme 1-0 me Kroacinë.
Por në frymën e fundit të lojës, azzurët arritën të shënojnë e barazojnë, duke iu gëzuar kështu kualifikimit në grup pas Spanjës, pra vijimit të garës në Europian.
Ishte ndër ato ndeshje dramatike, ku kroatët, ashtu si me Shqipërinë, e pësuan në fundin e lojës, një barazim që i kthen në shtëpi, duke shënuar kështu ndoshta fundin e një brezi të lavdishëm që preku famën në dy Botërorë brenda një dekade. /tesheshi.com/