Kombëtarja italiane e futbollit po bën llogaritë për tu kualifikuar në grupin ku bën pjesë dhe Shqipëria, duke insistuar të fitojë 2 ndeshjet e rradhës ndaj Izraelit dhe Maqedonisë.
Duke mos shpresuar shumë se do t’i marrin vendin e parë spanjollëve, që i mundën keqaz në fundjavë, mediat italiane i bëjnë thirrje trajnerit Ventura, të përqëndrohet tek dy ndeshjet në shtëpi.
“Nëse do të fitojmë me Izraelin e Maqedoninë, mund t’i lejojmë vetes të humbim në Shkodër”, shkruan Gazetta dello Sport, e cila nxit azurrët, të mos i lënë gjërat për t’i zgjidhur në ndeshjen me Shqipërinë, por t’i paraprijnë kualifikimit në fazën play off.
Rivali më i rrezikshëm i Italisë momentalisht është Shqipëria, që ka 4 pikë më pak se azurrët. /tesheshi.com/