Italia përcolli sot një pjesë të viktimave të shkaktuara nga një tërmet i fuqishëm në zemër të saj.
Në pallatin e sporteve të kryeqendrës së rajonit Askoli Piçeno, u vendosën për homazhe arkivolet e 35 viktimave nga qyteti Arkuata, mes tyre dhe ato të dy fëmijëve.
Të pranishëm në ceremoni ishin dhe dy krerët më të lartë të shtetit, presidenti Sergio Mattarella dhe kryeministri Matteo Renzi.
Kleriku Giovanni d’Ercole, që mban detyrën e lartë të Peshkopit, përcolli mesazhin e moshumbjes së kurajos dhe shpresës.
“Së bashku, nga gërmadhat e vdekjes, ne do t’i rindërtojmë jetën komunitetit tonë, duke filluar nga traditat tona”, tha ai. /tesheshi.com/