Një shqiptar është gjetur i vdekur në ballkonin e shtëpisë së tij në Itali. Dyshimet janë se viktima është vetëvrarë me një plumb në kokë për shkak të depresionit, raportojnë mediat italiane.
Ngjarja ka ndodhur në Borgosatollo në zonën e Breshias, ku shqiptari me nënshtetësi italiane është gjendur i vdekur nga të afërmit dhe miqtë që e kërkonin.
Sipas ekspertizës, shqiptari rreth 40 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka mbetur i vdekur nga një plagë me armë zjarri tip pistoletë në kokë. /tesheshi.com/