Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në komunën e Astit në Itali.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari i moshës 40 vjeç, është qëlluar me dy plumba.
Shqiptari u qëllua nga dy persona të paidentifikuar sapo ka dalë në banesa e tij në “Quarto d’Asti”.
Emri i të plagosurit nuk bëhet i ditur. Ai është dërguar në spitalin “Cardinal Massaia” nga disa të afërm dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk ka të dhëna për autorët e ngjarjes, ndërsa policia bën me dije se ka dyshime se ai mund të jetë qëlluar nga të tjerë shqiptarë. /tesheshi.com/