Francesco Schiavone, një nga “kumbarët” më të fortë të mafies së Napolit, Camorra, ka vendosur të pendohet, siç shkruan gazeta jugore italiane Cronache di Caserta.
Schiavone, 70 vjeç, ndodhet në izolim në burg që nga viti 1998 dhe vuan nga kanceri.
Dy nga fëmijët e tij kanë vendosur gjithashtu të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe, sipas shumë analistëve, mohimi i të kaluarës së tij mafioze mund të dërgojë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë krimin e organizuar në Italinë e Poshtme.
Ky “kumbar”, kryetar i grupit “Kazalezi”, është dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë vrasjesh. Se ai është “penduar”, sipas shtypit, vërtetohet edhe nga fakti se karabinierët dyshohet se tashmë kanë aktivizuar programin e mbrojtjes speciale për të afërmit e tij më të afërt. /tesheshi.com/