Një grua e re muslimane e cila mbante shami, u përball me një pengesë absurde në Itali, pasi asaj iu ndalua të merrte pjesë në një palestër për shkak të veshjes së saj.
Incidenti ndodhi në qytetin e vogël të Mirandolës, ku gruaja 28-vjeçare Khadija Tajeddine iu tha se nuk mund të merrte pjesë në palestër po qe se nuk e hiqte shaminë.
Tajeddine i shkroi një letër kryetarit të bashkisë, duke thënë se pronari i palestrës i tha se “nuk lejon Batmanin apo murgeshat në palestër”.
“Pronari i palestrës më tha se refuzon të më regjistrojë duke pretenduar se jam veshur në mënyrë jo-perëndimore. Kur i kërkova të më shpjegonte më tej, pronari tha se nuk lejon Batmanin apo murgeshat në palestër, në duke iu referuar shamisë sime”, tha Tajeddine në letrën e saj, dhe shtoi se pronari ia kishte bërë të qartë se palestra ishte në pronë të tij, dhe prandaj i vendos si i do rregullat “. Por përgjigje për diskriminim nuk mori.
Gruaja 28-vjeçare e lindur në Marok ka jetuar në Itali që nga viti 1999 dhe mban nënshtetësinë italiane, thanë mediat lokale.
Në letrën e saj, ajo deklaroi se i njeh ligjet, Kushtetutën dhe parimet e Kushtetutës dhe se ajo me të cilën u përball nuk ka asnjë justifikim.
Ajo e dënoi aktin racist, duke thënë se është mjaft e vështirë të shprehet zemërimi, zhgënjimi dhe ankthi i saj. /tesheshi.com/