Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane në portin e Barit, teksa po largohej nga vendi fqinj.
Bledar Muçaj, 24 vjeç ishte shpallur në kërkim prej 11 gushtit, pasi dyshohet se është pjesë e një grupi që kryente vjedhje në zonën e Barit. Ai jetonte në Itali pa dokumente të rregullta.
Operacioni për arrestimin e grabitësve çoi në pranga 9 persona, shumica e të cilëve shqiptarë. Ato akuzohen për një seri vjedhjes në zonën e Barit. /tesheshi.com/