Është fakt i njohur që Islanda është shumë përpara për sa i përket energjisë gjeotermike.
Banorët e pakët të ishullit kanë shfrytëzuar burimet gjeotermale për të prodhuar elektricitet dhe ngrohje.
Por, projekti i fundit i realizuar për prodhimin e avullit është me të vërtetë diçka e jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për një shpim në zemër të një vullkani në një thellësi rreth 5 mijë metra.
Instrumentet e përdorura kanë arritur një thellësi rekord ku temperatura shkonte deri në 500 gradë.
Është pikërisht shfrytëzimi i kësaj nxehtësie të madhe objektivi i projektit, i cili ka për qellim të përdor presioni e avullit për të prodhuar sasi më të mëdha energjie elektrike. /tesheshi.com/