Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Islamofobia: si akuzat e rreme shkatërruan karrierën dhe jetën e një drejtori shkolle në Angli

Rasti Abdullah Keekeebhai-t, edukatorit model që ju nxi jeta nga një polici jo model

by te Sheshi
04/04/2024
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Islamofobia: si akuzat e rreme shkatërruan karrierën dhe jetën e një drejtori shkolle në Angli

Nga Imran Mullah, Middle East Eye

Abdullah Keekeebhai, ishte drejtuesi i një shkolle të suksesshme islame në Londër, deri në korrikun e vitit 2019, kur ai u akuzua gabimisht nga policia për pengimin e një hetimi kundër terrorizmit. Keekeebhai u detyrua të jepte dorëheqjen, dhe u ndalua përkohësisht të jepte mësim në shkollë, teksa u hetua për sjellje të pahijshme nga enti rregullatori i mësimdhënies në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai u lirua nga të gjitha akuzat në dhjetorin e vitit 2023, por në katër vite karriera e tij ishte shkatërruar dhe po kështu ishte dëmtuar rëndë edhe reputacioni i tij. “Karriera ime në arsim është penguar gjatë pesë viteve të fundit”, thotë Keekeebhai për Middle East Eye.

Gjatë kësaj kohe, u bë e qartë se shumë organe publike, përfshirë policinë, Departamentin e Arsimit (DfE) dhe Komisionin e Bamirësisë, luajtën që të gjitha një rol negativ në ngjarjet që sollën humbjen e vendit të punës nga Keekeebhait. Sepse agjencitë qeveritare bënë pretendime të rreme për shkollën e Keekeebhai-t, Lantern of Knowledge, të cilat u përsëritën edhe nga media.

Trajtimi brutal i Keekeebhai-t, ka ngjashmëri me të ashtuquajturës çështja e “Kalit të Trojës”, një rast tjetër zhgënjyes, në të cilin mësuesit dhe guvernatorët muslimanë u akuzuan gabimisht për një komplot që synonte kontrollin dhe islamizimin e shkollave shtetërore në Birmingham.

Ky komplot, sërish i fabrikuar, bëri një bujë të madhe mediatike në vitin 2014. Në të dyja rastet, mësuesit e suksesshëm muslimanë u shënjestruan gabimisht dhe u njollos imazhi i tyre në publik. Akuzat e ngritura kundër mësuesve të Birminghamit, u rrëzuan përfundimisht në vitin 2017.

John Holmwood, profesor i sociologjisë, dhe një dëshmitar për palën mbrojtëse të mësuesit Keekeebhai, por edhe të rastit të “Kalit të Trojës”, thotë se këto raste kanë formuar “pjesë të një modeli shqetësues të rasteve të profilit të lartë, të përdorura nga lobet e ndryshme dhe qeveria për të promovuar politika, të cilat kufizojnë pjesëmarrjen e plotë të muslimanëve në jetën publike”.

Dikur shumë i lavdëruar nga inspektorët për zbatimin e axhendës së “vlerave britanike” të listuara nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Keekeebhai thotë se tani e sheh rastin e tij si një shembull tipik të një “paragjykimi sistematik”, me të cilin ai beson se po përballen shkollat muslimane në Angli.

Sot në mesin e të 50-ave, Abdullah Keekeebhai ka jetuar në Londër që kur ishte fëmijë i vogël. Gjatë dëshmisë në seancën gjyqësore kundër tij, ai u shfaq elokuent, i sigurt dhe me humor. Një anëtar i stafit në shkollën Lantern of Knowledge, që pranoi të intervistohej në kushte anonimiteti, tha për Middle East Eye se e mbante mend Keekeebhai-n si një mësues punëtor, të përkushtuar dhe të pasionuar.

Ai shtoi se Abdullah ishte një “burrë i sjellshëm, që bënte gjithçka për të ndihmuar njerëzit”. Ndërkohë Keekeebhai kujton koston e madhe që iu desh të përballonte. “Nuk kisha mjaftueshëm para që të paguaja një avokat. Ndaj fillimisht po i përgjigjesha vetë akuzave”, shprehet ai.

Keekeebhai iu bashkua stafit të shkollës Lantern of Knowledge, një shkollë e mesme fetare për djem, në vitin 2006 si një mësues ndihmës. E vendosur në Leyton, në lindje të Londrës, shkolla e vogël frekuentohet aktualisht nga 113 nxënës të moshës 11-16 vjeç.

Në vitin 2013 ai arriti të bëhet drejtori i shkollës. Dy vjet më vonë, një inspektim nga Ofsted e vlerësoi shkollën si “të shquar”. Pati vlerësime të veçantë për mësimin mbi “vlerat britanike”, një grup vlerash që përfshin “demokracinë” dhe “respektin dhe tolerancën e ndërsjellë”, të përcaktuara edhe në strategjinë e vitit 2011 mbi “Parandalimin e ekstremizmit”.

Keekeebhai tha se donte të siguronte që nxënësit e shkollës të ishin të integruar dhe në gjendje të angazhohen me sa më shumë segmente të ndryshme të shoqërisë britanike.

Në tetorin e vitit 2016, një tjetër inspektim i Ofsted, arriti në përfundimin se Lantern of Knowledge i inkurajonte nxënësit e saj që të “bëheshin qytetarë britanikë të respektuar”.

Pra sipas të gjitha standarteve, Lantern of Knowledge ishte një histori suksesi e multikulturalizmit. Problemet lindën nga punësimi për një periudhë të shkurtër, nga prilli 2015 deri në janar 2016, i një burri të quajtur Umar Haque. Në marsin e vitit 2018, Haque u dënua me 25 vite burg për akuza të shumta mbi terrorizmin, përfshirë planifikimin e sulmeve në një numër monumentesh në Londër.

Haque, për të cilin prokurorët thanë se ishte frymëzuar nga ISIS, u dënua edhe për përpjekjet për të rekrutuar fëmijë kur jepte mësim në xhaminë Ripple Road në Barking, në lindje të Londrës, midis dhjetorit 2016 dhe prillit 2017. Në Lantern of Knowledge, Haque ishte punësuar me kohë të pjesshme për të dhënë mësim në një kurs shtesë të studimeve islame pa lënë shumë përshtypje, kujton Keekeebhai.

“Shumica e përgjegjësive të tij, lidheshin me detyrat e mbikëqyrjes në prani të anëtarëve të tjerë të stafit. Në përgjithësi kishte një ndikim të papërfillshëm”, thotë ish-drejtori. Autoritetet anti-terror i nisën hetimet mbi Haque rreth tre muaj pasi ai u largua nga shkolla. Më 9 shkurt 2017, dy oficerë nga Komanda Kundër Terrorizmit e Policisë Metropolitane shkuan në shkollën Lantern of Knoëledge, duke kërkuar informacion mbi Haque. Ata nuk i dhanë drejtorit asnjë tregues se cilat ishin konkretisht shqetësimet e tyre.

Më pas një nga oficerët, “Dëshmitari A”, do të bënte një deklaratë në Departamentin e Arsimit në vitin 2019, e cila do të kishte pasoja të rënda mbi karrierën e Keekeebhai-t. Ai iu referua drejtorit në shënimet e tij si një “mashkull rreth të dyzetave me veshje islamike”. Keekeebhai u tha oficerëve se nuk kishte pasur shqetësime për Haque. Ai ishte i qetë gjatë gjithë intervistës dhe pa asgjë ngurrim për të folur. Më 23 maj – disa ditë pas vizitës së policisë – Keekeebhai dorëzoi të dhënat mbi Umar Haque. Por oficerët e policisë nga Komanda Kundër Terrorizmit kishin kontaktuar tashmë me zyrtarët në Departamentit të Arsimit.

Ata sugjeruan kryerjen e një inspektimi të ri nga Ofsted, agjencia e standardeve të shkollave, gjë që ndodhi më 15 qershor. Raporti që u publikua ishte shumë i ndryshëm nga raportet e mëparshme të Ofsted dhe kritikonte shumë shkollën. Por inspektorët nuk gjetën asnjë shkak për marrjen e masave ndaj saj.

Më vonë autoritetet anti-terror, do të pretendonin se Keekeebhai kishte vonuar në mënyrë të paarsyeshme dhënien e informacionit në polici mbi Haque. Megjithatë, dokumentet e paraqitura në seancën dëgjimore treguan një histori tjetër. Më 21 qershor, një oficer policie i kishte thënë Keekeebhai-t dhe menaxhuesve të shkollës se “policisë i është dhënë i gjithë informacioni që kërkohej në atë fazë”, dhe se tani ata donin “të shtonin kërkesat e tyre”. Policia kishte kërkuar atë ditë nga Keebeebhai një listë të gjithë nxënësve aktualë në shkollë.  Keekeebhai ua dërgoi që të nesërmen. Më 27 korrik, koordinatori lokal i zyrës anti-terror kërkoi nga Keekeebhai dëshmitë e gjithë mësuesve në Lantern of Knowledge. Keekeebhai u përgjigj me të drejtë, se për këtë duhej dakordësia e mësuesve ose një urdhër gjykate. Vetëm më 15 nëntor, policia arriti të merrte dokumentet përkatëse.

Keekeebhai ua dërgoi menjëherë listën e stafit. Por në fund, policia nuk intervistoi asnjë mësues. Pavarësisht kësaj, Keekeebhai do të akuzohej se e kishte penguar hetimin. Pas një kalvari disavjeçar, “Dëshmitari A”, pra oficeri i anti-terrorit, deklarata e të cilit kishte shkaktuar gjithë atë rrëmujë, dëshmoi në një seancë të mbyllur dhe kërkoi që emri i tij të hiqej nga procesverbali.

Në deklaratën e saj përfundimtare drejtuar gjykatës, avokatja Althea Brown – që përfaqësonte Keekeebhai-n, argumentoi se fakti që asnjë nxënës i Lantern of Knowledge nuk ishte radikalizuar, reflektohej shumë qartë tek Keekeebhai dhe stafi i shkollës.

Në dhjetor të vitit të kaluar, emri i Keekeebhai-t u pastrua përfundimisht nga akuzat. Ai tha se u ndje “i lehtësuar dhe mirënjohës ndaj Allahut”. Por sprova për të nuk ka përfunduar ende. Hapi i tij i ardhshëm, është që të anulojë ndalimin që është vendosur ndaj tij nga Departamenti i Arsimit për menaxhimin e shkollave private.

Ai ka aplikuar në Departament, por nuk ka dëgjuar ende asgjë. Keekeebhai thotë se përpara këtij abuzimi, ai kishte një pikëpamje pozitive për policinë dhe organet publike. Por, tani beson se “Departamenti për Arsimin dhe Ofsted, i paragjykojnë sistematikisht shkollat muslimane në Britani”. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Vendi më i vizituar në botë vitin e kaluar: 105,000,000 njerëz kaluan nëpër të…

Vendi më i vizituar në botë vitin e kaluar: 105,000,000 njerëz kaluan nëpër të…

Forbes: Të gjithë miliarderët e rinj në botë “pa punuar”

Forbes: Të gjithë miliarderët e rinj në botë “pa punuar”

Tronditja e dy gazetarëve izraelitë me një deklaratë të Trumpit

Tronditja e dy gazetarëve izraelitë me një deklaratë të Trumpit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni