Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“ISIS-i i paragjykimit”, Lindita: ja çfarë pëshpëritën për mua në një supermarket

by te Sheshi
27/11/2015
in Intervista, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 8 mins read
A A
“ISIS-i i paragjykimit”, Lindita: ja çfarë pëshpëritën për mua në një supermarket

Nga Bardha Nergjoni

Me Linditën a thua se mirësia nuk ka fund dhe minutat janë plot paqe e diell në një ditë prag dimri me shi. Pasi mbyll punën e saj në bashkinë Elbasan, ndalesa është furra e hapur për pjekjeje në rrugicën e vjetër “Egnatia” të lagjes Kala me qëllimin e vetëm të krijojë të ardhura për qendrën “Future for you” në shërbim të fëmijëve me sindromën down.

10629883_1087243294623969_8695022426004005231_n

Ajo është një grua e re, nënë e 4 fëmijëve, që ka zgjedhur qysh e re të praktikojë fenë islame dhe të mbajë shami. Lindita ka fatin të ketë një familje të mrekullueshme edhe pse Zoti e sprovoi duke i dhënë një fëmijë me këtë sindrom.

Të dy bashkëshortët kanë studiuar jashtë dhe janë rikthyer në qytetin e lindjes ku fillimisht Ervisi ndërtoi një biznes duke shfytëzuar shkollimin e tij në ekonomi-biznes, ndërsa Lindita e diplomuar ne teologji dhe ju desh të vazhdonte një tjetër shkollë për të gjetur punë. Ajo që do t’i ndryshonte në një farë mënyre jetën është lindja e një fëmije me sindromën down. Bën gjithçka të jetë e mundur që fëmija i saj të arrijë në stadin e vetëkujdesit dhe këtë gjë do t’jua ofrojë të gjithë fëmijëve që nuk i kanë mundësitë e saj. Kjo grua të jep shpresë, shumë dashuri dhe një mënyrë të bukur për ta parë jetën edhe përballë vështirësive dhe sfidave të tilla. E lidh fort motivimin e saj me besimin dhe në mbështetje totale nga bashkëshorti, po ashtu besimtar praktikant i Islamit. Lindita kujdeset që qendra e krijuar dy bashkëshortëve të ketë shërbimin më të mirë, t’i japë të gjithëve një mundësi që të përshtaten në shoqëri dhe të jetojnë si të gjithë të tjerët.

Si jeni njohur me fenë islame dhe me bashkëshortin tuaj praktikant të kësaj feje?

Qyteti im i lindjes është Cërriku. Qysh në shkollën e mesme jam njohur dhe kam filluar  të praktikoj ritet e fesë islame. Në këtë periudhë njihem edhe me Ervisin që sot është bashkëshorti im, i cili gjithashtu është një praktikant mysliman. Unë isha e njohur me fenë islame qysh herët duke filluar me agjërimin, faljen e namazit e duke mësuar për fenë gjithmonë e më shumë. Studimet për teologji në Kuvajt kishin qëllim jo vetëm të bashkohesha me bashkëshortin por edhe të mësoja më tepër rreth fesë.  Besimi e bëri  edhe më të fortë lidhjen tonë. Pas 2 vjetësh studime lindi vajza e parë. Bashkëshorti im vazhdonte për administrim-biznes ndërsa unë vazhdoja për teologji dhe gjuhë arabe. Roli im ishte më shumë një profil për të ndihmuar studentët që nuk e njihnin gjuhën arabe.

Pse u kthyet në Shqipëri?

Bashkëshorti im e ndjente mungesën e vendlindjes dhe pas 10 vjetësh largim dhe kthehemi në Cërrik. Ai kishte marrë shumë njohuri në fushën e zhvillimit të biznesit dhe donte t’i aplikonte këtu. Ndërkohë unë e pata më të vështirë të ambjentohesha. Me njohuritë që mora nuk po gjeja mundësinë për punësim dhe vazhdova degën “Punë sociale” dhe masterin “Punë sociale në familje dhe për fëmijët”.

 Ndërkohë që ju po gjenit pozicionin tuaj, familja vazhdon të rritet dhe këtu u përballet me sindromën down. Si i përballuat ditët e para kur e morët vesh?

Familja jonë u rrit. Bëhemi prindër me dy fëmijë të tjerë dhe i treti aktualisht 4 vjeç, Ameri, lind me sindromën down. Kjo periudhë do të ishte një ndryshim shumë i madh në rrjedhën e jetës sonë. Na gjeti të painformuar, të papërgatitur. Kishim dëgjuar shumë pak për këtë sindromë. As që e çoja në mendje se mund të më ndodhte mua por ja që ndodhi.  Veç gjendjes emocionale na duhej të merrnim informacion të shpejtë. Gjetëm informacion por jo të saktë nga rrugë si interneti, që shpesh janë të cungura dhe jo shumë të freskuara.11222993_10153123751111973_4554075928588712515_o

Nuk ja këshilloj nënave të reja këtë rrugë. Iu drejtuam specialistëve në Shqipëri, por që pësuam zhgënjimin e parë pasi mungonte pjesa e humanizmit dhe komunikimit me prindërit. Informacioni ishte i thatë dhe aspak në ndihmën tonë. Pra këtu në Shqipëri nuk e gjetëm atë që kërkonim. Shkuam në një klinikë të specializuar në Itali, ku morëm informacionin e parë e ashtu siç duhet ta merrnim. U rikthyem me energji pozitive, me mendime të tjera.

Deri në atë kohë mendonim si ta përballonim, ndersa atje mësuam se nuk është gjë  aq e tmerrshme. Sigurisht që djali ynë nuk do të jetë si të gjithë të tjerët por zhvillimi intelektual dhe fizik varion nga një fëmijë tek tjetri dhe nëpërmjet trajtimit mund të bënim që ky zhvillim të ecte.

Sa të vështirë e patët trajtimin e djalit tuaj në Shqipëri?

Kur filluam të njiheshim me të gjitha problematikat por edhe me shërbimet që duheshin, kur mësuam se ka shumë mundësi që diferenca mes një fëmije tipik dhe një fëmije me sindromën down të mos jetë shumë e madhe, atëherë kërkuam që trajtimin që duhej t’ja ofronim fëmijës sonë. Ky ishte zhgënjimi i dytë pasi këto shërbime nuk i gjetëm bashkë dhe me cilësi. Madje rrugës hasëm edhe prindër që kishin të njëjtat probleme dhe me fëmijë më të mëdhenj. Për të mos thënë se kishte ende prindër që nuk kishin bërë diagnostifikimin. Ky është një problem më vete, pasi diagnostifikimi kushton, bëhet në laboratore private dhe jo të gjithë kanë mundësi për ta realizuar.

Këtu ju lindi dhe idea për të krijuar një qendër për fëmijët me sindromën down?

Duke konstatuar këto mungesa dhe shumë prindër që kishin nevojë edhe për informim dëshira për ta ndarë me të tjerët ishte e madhe. Madje edhe shkolla që unë kisha përfunduar na erdhi për shtat për të hapur një qendër. Fillimisht qëllim ishte informimi, për ta ndarë atë që mësuam me prindërit e tjerë. Por nuk është vetëm informacioni, paralelisht duhet punuar dhe me fëmijët. Duheshin ambjente, pajisje dhe terapistë. Kontaktuam me miqtë tanë që kemi në Kuvajt dhe gjetëm gadishmëri. Një prej tyre na arredoi shumë këndshëm qendrën, një tjetër na bleu pajisjet për terapinë. Kështu filluam të shërbenim.10496918_10202353145818618_4083823209937606385_o

Krahas shërbimeve terapeutike kemi punuar edhe me pjesën e ndërgjegjësimit në komunitet pasi ekzistojnë ende forma diskriminuese dhe e gjithë puna e terapisë kthehet mbrapsht nëse komuniteti nuk e njeh këtë sindrom dhe nuk e pranon.

Ju keni zgjeruar shërbimet edhe për fëmijë me çrregullime të tjera. Lindi si rezultat i kërkesave?

Fillimisht synuam fokusimin në sidromën doën por rrugës hasëm edhe prindër me fëmijë me autizëm apo prapambetje të ndryshme që kanë nevojë për të njëjtat shërbime. Kjo bëri që të zgjerojmë shërbimet edhe për këta fëmijë që duan të njëjtat trajtime. Janë 24 fëmijë aktualisht që marrin shërbim në qendër. Një pjesë shkon në shkolla publike apo në shkollën special, por kemi edhe moshën e vogël që kërkon çdo ditë trajtim. Fëmijën më të vogël e kemi 15 muajsh dhe më të madhin deri në 15 vjeç. Rezultatet janë shumë të mira dhe është një përgjegjësi për ne dhe duhet t’i garantojmë e t’i përmirësojmë këto shërbime.

Ju e keni mbështetur qendrën në pjesën më të madhe me biznesin familjar. Me zgjerimin e shërbimeve si ja dilni?

11703056_1112341592114139_663072426699138036_n

Kjo është edhe sfida jonë më e madhe. Do të vazhdojmë ta mbështesim qendrën nga biznesi derisa të kemi mundësi. Bashkëshorti im punon që të kemi mundësi për të mbështetur qendrën. Kënaqësia që marrim kur bëjmë takimet mujore me prindërit, të cilët na shpjegojnë edhe përparimin e fëmijëve, është shumë e madhe në krahasim me përpjekjet që bëjmë. Rrugës u zgjeruam me shërbimet dhe u zgjeruan kërkesat.  Një zonjë nga Kuvajti na ka ndihmuar shumë. Ajo është e njohur që mbështet shumë fëmijë në Shqipëri me shoqatën e saj “Shtëpia e bamirësisë”. Kur erdhi për vizitë në qendrën tonë, i lindi idea të na mbështeste me krijimin e një biznesi social që të gjenerojmë të ardhura pasi qendra kërkon shërbime dhe investime të vazhdueshme.

Kjo furrë është e veçantë se nuk ka qëllim fitimin. Si e kanë pritur njerëzit?

Jemi munduar të transmetojmë qëllimin e furrës. Në një kënd janë portretet e fëmijëve që marrin shërbime në qendër. Njerëzit bëhen kurioz për këto fotografi dhe ne i shpjegojmë se kush është qëllimi i furrës. Shumë ndalojnë dhe blejnë madje edhe japin diçka më tepër por ka edhe njerëz që janë indiferentë.

A ju ka ndihmuar fakti që jeni besimtarë praktikantë të Islamit?

Në periudhën e parë kur mësova për çrregullimin e tim biri, na ndihmoi shumë. Pranimi i faktit ishte më i lehtë. Ne kemi dëgjuar edhe raste që i braktisin. Unë nuk e dija që në shtatëzani, por edhe kur solla në jetë fëmijën e katërt dhe mjekja ma sugjeroi që të bëja një ekzaminim për të identifikuar sindromën, nuk pranova. Përgjigja ime ishte: Tani e di që çfarë është dhe nuk më frikëson. Sa i përket abortit nuk paragjykoj njeri por nëse dikush më kërkon një mendim unë do t’i them absolutisht jo. Vërtet do përkushtim por kënaqësia dhe dashuria që merr në këmbim është e pakrahasueshme. Kush jemi ne që të vendosim për jetën dhe për të ardhmen e atij fëmije që Zoti na jep dhuratë.

11051871_1087243291290636_5535397431892808027_n

Deri kur do të vazhdoni ta mbështesni këtë qendër?

Qendra do të vazhdojë për sa kohë që fëmijët kanë nevoja e kërkesa dhe ne vazhdojmë të kërkojmë mbështetje vazhdimisht. Qëllimi është ngritja e një qendre multifunksionale jo vetëm me shërbime terapeutike por edhe me kurse profesionale. Ne ende nuk kemi raste por në vende të tjera ka rezultuar se këta fëmijë mund të punësohen. Janë shumë të sinqertë, të rregullt e bëjnë punën me dashuri. Ata mund të angazhohen në punë jo shumë impenjative por që i ndihmon shumë. Nëse e shikoni ambientin e furrës, është një kënd me idenë që të rinjtë me aftësi ndryshe të aftësohen dhe të punojnë këtu.

Sa ju kanë paragjykuar si femër me shami?

Unë e kam kaluar tashmë pjesën e paragjykimit. Aktualisht punoj në bashkinë Elbasan. Fillimisht kur jam pranuar në punë, fakti se isha me shami ka ngjallur shumë çudi. Më janë shprehur direkt dhe indirekt kolegë që si ka mundësi të punojë në një institucion shtetëror në një shtet laik një femër me mbulesë. Unë mendoj se besimi është diçka personale dhe nuk ka se si ngatërrohet me profesionin. Ato ecin paralelisht.

Sigurisht që ka paragjykime. Unë i kam hasur edhe tani sidomos me këto ngjarjet e Parisit. Rasti më i fundit më ka ndodhur ndërsa isha në një supermarket dhe një zonjë i thotë  një tjetre: “Largohemi se kjo duhet të jetë e ISIS”. Islam do të thotë paqe. Ne jemi si të gjithë, bëjmë jetë sociale si të tjerët. Për mua të jesh besimtare është të bësh më të mirën e mundshme për veten dhe për shoqërinë ku jeton. /tesheshi.com/

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Next Post
Vritet një palestinez në Bregun Perëndimor: i katërti në dy ditë

Vritet një palestinez në Bregun Perëndimor: i katërti në dy ditë

Një prokuror në pranga: mori 300 mijë lekë për të ulur dënimin

Një prokuror në pranga: mori 300 mijë lekë për të ulur dënimin

Nga Fjolla SPANCA: Përtej frikës dhe kontrollit

Nga Fjolla SPANCA: Përtej frikës dhe kontrollit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni