Afër kufirit të Argjentinës, në deltën e Paranasë, gjendet një ishull misterioz që rrotullohet rreth vetes.
I quajtur me nofkën ‘Syri’, ky ishull tërheq vazhdimisht kuriozët dhe së shpejti do të jetë protagonist i një dokumentari.
Ishulli u zbulua nga regjizori argjentinas Sergio Neuspillem, i cili po kërkonte një vend të përshtatshëm për të xhiruar një film mbi gjërat paranormale, ku të shfaqeshin fantazma dhe kontakte me alienët.
Ishulli ishte një mundësi e mirë për ta përdorur si ambjent xhirimi, por kur u kthyen për ta rishqyrtuar u gjenden përballë një surprize: ishulli nuk gjendej më në të njejtin vend.
Në momentin që e kuptuan se ky ishull rrotullohej rreth vetvetes, regjisori dhe ekipi i tij e lanë mënjanë filmin dhe menduan të xhirojnë një dokumentar mbi ishullin. /tesheshi.com/