Shtatë policë të Krujës janë pezulluar nga detyra, pasi kanë rezultuar që abuzonin rëndë me uniformën.
Në njoftim zyrtar, sipas asaj që Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka konstatuar, 7 efektivë akuzohen për një sërë shkeljesh.
“Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme, ku veprimet dhe mosveprimet e tyre konsistojnë në favorizime të kultivimit të bimëve narkotike, ndërtimeve pa leje, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mos-raportime të ngjarjeve kriminale, mos-evidentim të kallëzimeve të personave sipas detyrimeve ligjore, etj. Gjatë hetimeve u sekuestrua një sasi kanabisi dhe u asgjësuan bimë narkotike”, thuhet në deklaratë.
Ata janë:
Xhevair Babasi, punonjës i Patrullës së Përgjithshme;
Sabri Danaj, ndihmës/specialist për Rendin;
Muharrem Celami, ndihmës/specialist për Rendin;
Nuri Sefa, ndihmës/specialist për Rendin;
Kadri Daci, ndihmës/specialist për Rendin;
Dervish Sana, ndihmës/specialist për Rendin;
Fatmir Beqaj, punonjës i Patrullës së Përgjithshme. /tesheshi.com/