Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

REAGIMI/ Ish-zv.ministri shqiptar i Zaevit që doli te Fiksi: ja e vërteta e një denoncimi ndaj meje

by te Sheshi
29/10/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
REAGIMI/ Ish-zv.ministri shqiptar i Zaevit që doli te Fiksi: ja e vërteta e një denoncimi ndaj meje

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Asim Musa, i cili u largua nga detyra pasi Fiks Fare publikoi një video kur ai kërkoi para për pacientët, ka reaguar publikisht duke thënë se marrja e tarifës për pacientët nga Shqipëria parashikohet në ligjin e Maqedonisë së Veriut. Musa në një shkrim të gjatë ai  sqaron historinë e tij, duke ju referuar sistemit publik, ku sërish insiston se nuk ka shkelur ligjin.

Pak kohë më parë, Fiks Fare publikoi një video ku Musa kërkoi shumën 1 mijë euro(sipas Fiksit) për operacion urologjik ndaj pacientëve, ndërkohë që ishte edhe zv.ministër i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut. Pas ngjarjes ai dha dorëheqjen.

Reagimi i Asim Musës:

Shkrimtari ynë i madh kombëtar Ismail Kadare ka një novelë që e titullon “Ra ky mort e u pamë”.  Ai   regon se si ngjarjet e dhimbshme e të përgjakshme të vitit 1981 në Kosovë shërbyen që ne të njiheshim më mirë me njëri-tjetrin, mes vedi, mes pjesëve të kombit.

Unë nuk kam patur ndonjë mort. Si profesionist prej 23 vjetësh në mjekësi i kam ofruar shërbimet e mia politikës në rolin e (drejtorit në të dy spitalet e qytetit te Strugës për dy vjet e gjysmë dhe së fundmi 16 muaj në rolin e zëvëndësministrit të Shëndetësisë).

E bëj këtë me një lloj sakrifice. Mjekësia është dashuria ime e jetës dhe asaj, jetës po dua t’i shërbejë brez pas brezi. Edhe vajzat e mia kanë bërë këtë zgjedhje jetësore. Vazhdoj ta zhvilloj profesionin e kirurgut një ditë në javë në institucionin amë dhe ndihem në paqe me veten për këtë që bëj në këto kohëra të çuditshme. I shlyej borxhin komunitetit tim, struganëve, (kërçovarëve, dibranëve, me po të njëjtin përkushtim u shërbej edhe qytetarëve nga Përrenjasi, Pogradeci, Korça) e më gjerë.

Mirëpo kjo që bëj mbase s’ është kuptuar.

Mbase dikush nga politika është xheloz për profilin tim të lartë profesional( këtej dhe andej kufirit ).

Mbase dikush nga bashkëkombasit tanë të Shqipërisë nuk e di si funksionon sistemi ynë shëndetsor, sesi një shtetas i saj duhet të paguajë në spitalet tona(në bazë të çmimoreve për pacientët privatë)

Kësisoj, dikush nga Fiks Fare në Top Channel, emisioni popullor i shndërruar në institucion i besueshëm i luftës kundër korrupsionit dhe më gjerë, ka vendosur me spektakolarizuar kontaktin me mua për një operacion të rrejshëm. Zhvillimin e dini vetë.

Siç e thashë më sipër, unë s’bëra asgjë të paligjshme dhe kjo kuptohet qartë. Luftrat e mëdha kanë dhe viktima të pafajshme.

Gjeratorja e mediave sociale s’merret me përgënjeshtrime, por me gjahun e klikimeve. “Sa të veshë e vërteta pantallonat, gënjeshtra ka shkuar në cepin tjetër të botës”, thotë një fjalë. Mirëpo në botën reale megjithatë gënjeshtra ka jetë të shkurtër si këmbët e saj. Falë kësaj që ndodhi, pa dashjen time, unë sot jam bërë edhe më i njohur. Përballë gënjeshtrës, unë kam të vërtetën time që e dinë të gjithë.

E dua profesionin tim dhe politikën e shoh si shërbim. Dhe për të treguar se s’kam kurrfarë gjakimi për pushtet, thashë se jam gati të tërhiqem.

Kjo që më ndodhi mua (dhe mund t’i ndodhë kujtdo,) ka paradoksalisht shumë anë të dobishme. Shumë  qytetarë, që më njihnin dhe s’më njihnin, publikisht, me shkrim e me gojë ma kanë shprehur solidaritetin, mirënjohjen dhe besimin tek unë. Autoritete publike në krejt viset tona etnike gjithashtu. (Akademik Agim Vinca , gazetarë të njohur si Emin Azemi e Daut Dauti )

Fëmijët e mi morën impulse të reja për t’u ndjerë krenarë me babën e tyre.

Ndaj unë e fal ushtarin e Fiks-it që  sipas një loje të padijes së ligë donte të fuste gishtat në hundën apo sytë e mi. Fatmirësisht, siç shihet në video dështoi.  Paralajmërimi bombastik për korrupsion 1000 € ishte bllof. (Na doli që edhe dhurata  e insistuar disa herë për kafe (50 euro) është shumë. Mu aty qëndron vlera, virtyti, modestia dhe edukata ime familjare dhe profesionale)

Gjithsesi e falënderoj Fiks Fare që nuk besoj se ka patur qëllim të keq ndaj meje dhe që ka shprehur gatishmërinë me ma dhënë hapësirën për ta ofruar të vërtetën time.

E quaj të mbyllur incidentin. Nuk kam ndërmend të merrem me shkaqet e tij, por me dobinë publike të tij.

Një problem ekziston megjithatë!

A ka një problem në trajtimin shëndetësor të pacientëve të vendeve tona në spitalet respektive? Po, ka. Çdo vit tek ne trajtohen mijëra pacientë nga Shqipëria. Ata besojnë tek sistemi ynë shëndetsor ashtu si ndodh dhe e anasjellta. Pse të mos punojmë për një fond të përbashkët sigurimesh shëndetësore? Nëse ai do ekzistonte, s’do ndodhte incidenti me Fiks Fare…..

Unë jam një mjek i ofruar politikës. Shërbimi publik është pjesa e përbashkët e jona. Madje dhe me mediat e shëndetshme. Unë do t’ i shërbej publikut në çdo rol të thirrem. Humanizmi im në këto vite është përkthyer në simpati dhe solidaritet të qytetarëve, intelektualēve ndaj meje. Kapitali im moral, imazhi im publik është rritur edhe falë incidentit me Fiks-in të cilin e falënderoj sërish.

Unë jam në këmbë, nuk u rrëzova.

Unë jam me ballin lart dhe shikoj në sy këdo. Nëse prapa përpjekjes për linçimin tim qëndron dikush nga politika, ta dijë se sot jam më i fortë. Kam qytetarët me vete. Zëshëm, forcë e kenaqësi duke parë në sy kurthaxhinjtë e dështuar.

Unë jam gati për çdo sfidë!

Ra ky mort dhe u pamë- thoshte Kadare. Ndodhi ky incident me Fiks dhe krejt shqiptarët më panë me sy tjetër, me sytë e së vërtetës, jo ato të rrenës. Ndaj sot jam më i fortë se dje, më i qetë se dje.

Dr.Asim Musa, Urolog në spitalin e Strugës. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Ambasada Amerikane, tjetër animacion anti-korrupsion: ja ç’duhet të dijnë studentët shqiptarë

Ambasada Amerikane, tjetër animacion anti-korrupsion: ja ç'duhet të dijnë studentët shqiptarë

Refuzon atdheun e nënës, ky yll i Ajax-it zgjedh SHBA në vend të Hollandës

Refuzon atdheun e nënës, ky yll i Ajax-it zgjedh SHBA në vend të Hollandës

“Lajthitja” e kanabisit, ekspertët: s’ka ndonjë dobi prej tij!

"Lajthitja" e kanabisit, ekspertët: s'ka ndonjë dobi prej tij!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni