Të larguarit nga Vetëvendosje, sot Grupi i Deputetëve të Pavarur kërkojnë hapjen tërësisht të pikave të kontrollit kufitar në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Këtë e ka bërë të ditur deputeti Dardan Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ku ka bashkangjitur ka publikuar dhe një rezulotë dorëzuar Kuvendit në lidhje me këtë kërkesë.
Sipas kësaj rezolute, parashihet që të hapen tërësisht pikat e kontrollit për hyrjen/daljen e shtetasve të dy vendeve në pikat kufitare si Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë.
Kjo kërkesë parasheh që të hiqet detyrimi për qytetarët e të dy shteteve për të udhëtuar me letërnjoftim dhe pasaporta.
“Rezolutë për hapjen e tërësishme të pikave të kontrollit kufitar me Shqipërisë. Sot, në emër të Grupit të Deputetëve të Pavarur, procedova në Kuvend rezolutën për hapjen e tërësishme të pikave kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk duhet të ketë asnjë pengesë për lëvizje të lirë të qytetarëve në mes të dy shteteve tona”, shkruan deputeti Molliqaj. /tesheshi.com/