Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ish-vetëvendosësi Arben Gecaj: Ata janë maoistë; Albini inteligjent, por i dashuruar me veten

by te Sheshi
18/02/2016
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Ish-vetëvendosësi Arben Gecaj: Ata janë maoistë; Albini inteligjent, por i dashuruar me veten

Është bërë një vit që Arben Gecaj nuk është pjesë e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’. Edhe pas kësaj kohe ai thotë se nuk e di arsyen pse u përjashtua nga Lëvizja, të cilën përgjigje sipas tij nuk e kanë dhënë asnjëherë as drejtuesit e VV-së. Tani që është pjesë e organizatës ‘Fraksion +’, hedh akuza të ndryshme në drejtim të ish-partisë së tij. Gecaj, në një intervistë dhënë për tesheshi.com thotë se VV ka për qëllim përmbysjen e strukturave shtetërore me qëllim të ardhjes absolute në pushtet. VV-në e quan organizatë komuniste dhe të strukturuar, e kapur me preferencë tëAlbin Kurtit dhe Dardan Molliqajt. Për Kurtin thotë se është person intelegjent por i dashuruar në vetëveten. Gecaj, në këtë intervistë flet edhe për protestën që do të mbahet më 17 shkurt, për Asociacionin dhe Demarkacionin si dhe për organizatën ‘Fraksion +’.

Intervistoi: Blendi Gashi

U larguat nga ‘Vetëvendosje’ dhe krijuat organizatën ‘Fraksion +’.  Cilat ishin arsyet kryesore që dolët nga ky subjekt?

Mua  dhe shumë të tjerëve na është komunikuar se nuk mund të vazhdojmë më tutje në LVV, pra na është komunikuar përjashtimi nga organizata LVV. Unë për vetën time kam dëgjuar nga mediat mbi vendimin që nuk mund të jem pjesë e LVV-së. Konkretisht, ishte një komunikatë e Sekretariatit për Media ku thuhej se Arben Gecaj, është i përjashtuar nga LVV, ishte shkurti i vitit 2015. Pse edhe si nuk e kam kuptuar kurrë. Po ashtu shumë media në Kosovë kanë shtruar të njëjtën pyetje edhe tek Albini, por edhe tek  LVV, një përgjigje nuk ka mundur askush ta jap.

Me cilin nga zyrtarët kryesorë të partisë nuk u pajtuat dhe a mund të tregoni ndonjë rast konkret kur jeni përplasur me ndonjërin prej tyre?

Unë nuk kam pasur përplasje individuale asnjëherë me asnjë njeri. Kam folur vetëm në forumet e Organzatës. Zatën kam insistuar gjithmonë që LVV të udhëhiqet nga strukturat e rregullta nga poshtë – lartë. Isha shumë kritik për formën e politikëbërjes dhe qëllimin  e Organizatës për emancipimin dhe pedagogjizimin e popullit. Isha kundër shkollës politike, kundër moralizimit dhe instrumentalizimin e të rinjve për t’i ndjekur urdhërat për martirizim.

Unë jam edhe sot  kundër flijimit fizik për qëllime politike ndërpartike. Unë isha kundër superstrukturës të krijuar në LVV. Superstruktura merrte rroga dhe vendime politike. Anëtarësia e atëhershme dhe strukturat vullnetare duhej të mos shtronin shumë pytje. Ata duhej në mënyrë të verbër të përcjellnin vendimet e superstrukturës.

Unë isha që organizata të futej në zgjedhje dhe të nxerrte organe legjitime demokratike. Ishte viti i pestë që nuk kishte zgjedhje të mbrendshme. Përveç kësaj, në muajin dhjetor të vitit 2014-të ndodhi diçka që nuk është normale për një organizatë politike e sidomos jo për një organizatë parlamentare.

Sekretari i LVV-së kishte idenë e shkarkimit të gjitha strukturave organizative dhe politike në teren. Nga ky moment, pra dhjetor 2014-të  LVV kishte vetëm një kryetar dhe një Kryesi e cila tani më ishte pa asnjë bazë partiake, pasi organet tjera u shkarkuan. E kam fjalën për organet si Këshilli Drejtues, Kryesitë e Qendrave si dhe të gjithë delegatët në secilin nivel organizativ, pra deri në qelizën e fundit të gjithë ishin shkarkuar nga një vendim i Sekretarit, me qindra persona të cilët kishin punuar për të ndërtuar organizatën LVV.

Viti 2015-të LVV-në e zuri dhe e përcolli si një organizatë tipike komuniste,  plotësisht e struktuar dhe e kapur  me preferencë të Albin Kurtit dhe Dardan Molliqajt. Ajo drejtohej nga Kurti dhe organizohej nga Sekretariati i cili vepronte  strukturën e ashtëquajtur Sekretariati i Përgjithshëm (diku 60-70 persona me rrogë).

Nga ajo që keni parë, cila është forma e të menduarit politik në VV? Po mendimi juaj për Albin Kurtin si politikan?

Forma e të menduarit polititik është shumë autoritare.Albini flet, mban ligjërata, emancipon dhe jep ide.

Sekretari ështe transmetuesi tek organet tjera të emëruara, pra deri te delegatët e emëruar të Këshillit Drejtues dhe të ashtëquajturit Koordinatorë në çdo qytet të Kosovës dhe pastaj janë tek Grupet e Punës. Pra, një organizim dhe një organigramë plotësisht ushtarake. Urdhëri nuk guxon të refuzohet.

Mendimi im për Albini: person inteligjent, njeri egocentrik i dashuruar në vetevetë dhe aspak realist. Shkurt, egot e tij personale janë primare.

Nëse e analizojmë si politikan, Albin Kurti është një njeri i cili vepron në tri dimenzione dhe ai i shton edhe dimenzionin e katërt, atë të tijën.

  • Demaçizmi, pra sakrifica burgosja,
  • Rugovizmi, ndërkombëtarizimi
  • Thaçizmi, aksioni lufta
  • Flijimi, martirizimi në emër të kauzës (por jo ai, të tjerët duhet të vdesin, vullnetarët)

Keni deklaruar se në VV janë deri në 40 persona që paguhen për të shantazhuar e fyer.A mund të tregoni më në detaje kush janë disa nga këta persona dhe kënd e shantazhojnë?

Po, kjo është ‘policia’e organizuar në Sekretariatin e Përgjthshëm. Këta janë të punësuar në Sekretariatin e Përgjithshëm me rrogë, janë me formën, mënyrën, e të menduarit njëjtë sikurse Sigurimi apo Stasi rumun. Ata dalin në terren me njerëzit dhe përhapin urrejtje dhe krijojnë tregime dhe storie për pesonat të cilët duhet linquar dhe denigruar.

Une e di kush janë, por nuk flas në publik. Edhe Policia e Kosovës është në dijeni poashtu. Ata shantazhojnë cilindo që rrethi i Albinit vendos ta anatemojë. Ata janë në gjendje nëse dikush nuk i bindet apo kundërshton shefin ta denigrojnë deri në atë masë sa njeriu të vetëpendohet.

Mos të harrojë të them që koka , pra të menduarit e këtij organizimi janë shefat ideologjikë që vijnë nga territori i Shqipërisë.

Në opinion flitet se VV ka raporte jo të mira me ambasadat e huaja. Ju keni qenë në VV dhe mund ta dini se cili ka qenë mendimi i drejtuesve të partisë për ambasadorët që punojnë në Kosovë por edhe debatet që janë zhvilluar brenda VV-së për këtë temë?

Si çdo organizatë tjetër maoiste, por edhe atyre  klasike komuniste, edhe LVV nuk ka mendim të mirë për asnjërin  i cili vjen nga bota e organizuar në sistemin kapitalist, e sidomos jo nga Perëndimi. Unë nuk e di ndonjë takim apo ndonjë miqësi me cilindo nga ambasadorët e shteteve të Evropës perëndimore.

Cili është qëllimi i ‘Fraksion +’,  të jetë pjesë e ndonjë partie politike aktuale në Kosovë apo të regjistroheni si parti në KQZ dhe të garoni e vetme? Po lidhur me bashkëpunimet eventuale me partitë, cilën e shihni më të afërt dhe cilën e përjashtoni?

Ne nuk jemi krijuar për të garuar dhe etabluar si parti politike. Ne jemi bashkë sepse kemi mbrojt vetvetën dhe dinjitetin tonë. Ne kemi pasur obligim dhe përgjegjësi ndaj votueseve tanë. Si do ecim më tutje nuk e di as unë andaj nuk mund të them asgjë.

Ju keni mbajtur së fundmi një takim me krerët e shtetit, presidenten, kryeministrin. Pse u takuat me ta dhe çfarë biseduat konkretisht me ta? A ka diç përveç asaj që është thënë në media?

Pom jemi të shqetësuar për situatën në vendin tonë, në shtetin tonë. Kryeministri na ka njoftuar hollësisht lidhur me gjendjen dhe rrethanat e krijuara në vend.

Asociacioni dhe Demarkacioni janë kauzat e vërteta të opozitës kosovare apo qëllimi është te pushteti. Ç’mendoni? Po, tejkalimin e krizës politike si e shihni?

Problemet jane të natyrës normale, asgjë emergjente dhe dramatike. LVV po krijon gjendje dhe atmosferë tensioni për të shfrytëzuar emocionin nacional për qëllime dhe përfitime politike. LVV nuk dëshiron një copë pushtet, ajo dëshiron mosfunksionalitetin e Republikës së Kosovës. Pra, dëshiron të përmbysë sistemin dhe arritjen e pushtetit absolut.

Më 17 shkurt, opozita e bashkuar do të mbaj protestën e radhës me kërkesë dorëheqjen e qeverisë aktuale. A e përkrah Fraksion + këtë protestë. Nëse jo, pse?

Protesta është mjet demokratik, por ka rregullat e saja, pra edhe përgjegjësinë. Fraksioni + nuk është pjesë e organizimit dhe nuk merr pjesë në protestën e organizuar pikërisht në Ditën e Pavarësisë së vendit, kjo është absurd, jokorrekte dhe shumë depresive. /tesheshi.com/

Related Posts

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës
Gjeopolitikë

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

08/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
Next Post
Mustafa heq portretin e vjetër të Rugovës në qendër të Prishtinës

Mustafa heq portretin e vjetër të Rugovës në qendër të Prishtinës

Gjendet diamanti më i madh në botë

Gjendet diamanti më i madh në botë

Lëvizja Besa kërkon Gjykatë Speciale në Maqedoni

Lëvizja Besa kërkon Gjykatë Speciale në Maqedoni

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni