Dervish Gashi, ish-pjesëtar i UÇK-së, është nderuar nga Britania për heroizmin e treguar në kohën e sulmeve në Londër gjatë muajve të fundit.
Ai kishte arritur të shpëtonte qindra qytetarë në restorantin ku punonte në kohën e sulmeve terroriste në kryeqytetin britanik në qershor.
Gashi u nderua në mesin e 200 personave “për vënien e vetes në rrezik për të shpëtuar jetët e të tjerëve gjatë sulmeve shokuese”.
Në lëvdatën e policive në Britani për Gashin theksohet se ai nderohet “për trimërinë dhe përpjekjet e jashtëzakonshme për të shpëtuar jetët gjatë një sulmi terrorist në London Bridge dhe në Borough Market”. /tesheshi.com/