Një grup ish-të përndjekurish politikë janë përplasur me policinë e cila ndërhyri për t’i penguar ata të mos shembin rrethimin e bunkerit të ri që po ndërtohet pranë ministrisë së Brendshme, e që përbën hyrjen në strehimin antibërthamor të ngritur në kohën e diktaturës.
Ish-të përndjekurit e cilësuan revokim të së kaluarës ngritjen e bunkerit dhe kanë dashur ta rrëzojnë me forcë rrethimin, por nuk ia kanë dalë.
Lëvizjet e reja të ish-të përndjekurve politikë vijnë pas aktiviteteve në Pezë, ku u dëgjuan brohoritje për diktatorin Hoxha nga ish-veteranë të luftës, një ngjarje që ka ndezur sërish përplasjet mes palëve jo vetëm politike.
Sipas ish-të përndjekurve, edhe opozita duhet të lëvizë e të mos heshtë. Ata kërkuan që deputetët e opozitës të bllokojnë parlamentin. /tesheshi.com/