Rrallëherë dëgjojmë që ish-të burgosurit të ndjejnë mall për ushqimin e burgut, për të mos thënë kurrë.
Edhe pse burgjet njihen për famën e tyre më të keqe të kuzhinës se kudo tjetër, në rastin e patatinave është dëshmuar e kundërta.
The Whole Shabang është emri i patatinave që janë prodhuar ekskluzivisht për t’u shpërndarë nëpër burgje, të cilat kanë fituar famë nga një grup i madh ish-të burgosurish që i kanë kërkuar prodhuesit t’i nxjerrë në shitje kudo.
Mirëpo. drejtori i firmës nuk ka pranuar edhe pas shumë protestash dhe komentesh në faqen zyrtare dhe në mediat sociale.
Firma ka hapur një mundësi shitjesh online por çmimi është një “vjedhje” e vërtetë: një qese me këto patatina shitet për 19 dollarë, kundrejt çmimit normal nëpër burgje prej një dollari. /tesheshi.com/