Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ish-shefi i Pentagonit: rreziku nga armët bërthamore më i madh sot se gjatë Luftës së Ftohtë

by te Sheshi
07/01/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Ish-shefi i Pentagonit: rreziku nga armët bërthamore më i madh sot se gjatë Luftës së Ftohtë

Rreziku i një katastrofe bërthamore – në luftëra rajonale, sulm terrorist apo aksidentale – është më i madh sot nga sa ishte gjatë viteve të Luftës së Ftohtë. Deklarata vjen nga ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, William Perry i cili shërbeu në Pentagon gjatë viteve 1994-1997.

Deklaratat vijnë ndërsa Koreja e Veriut zhvilloi një test bërthamor e programi i Penianit listohet nga Perry si një nga faktorët globalë të riskut.

Ai thotë se progresi i bërë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në reduktimin e shanseve për një shkëmbim sulmesh bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, tashmë, po zhbëhet.

“Probabiliteti për një katastrofë bërthamore është më i lartë, sot, besoj unë, sesa ishte gjatë Luftës së Ftohtë”, tha Perry. “Një rrezik i ri është ngjitur në skenë përgjatë tre vjetëve të fundit dhe ai është mundësia e një shkëmbimi sulmesh mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë… shkaktuar nga llogaritje të gabuara, apo alarme fallco”.

Përveç rreziqeve që vijnë nga sulmet kibernetike, programi bërthamor i Koresë së Veriut, situata e paqëndrueshme në kufirin mes Indisë dhe Pakistanit në Kashmir, ndërhyrjet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, Siria dhe shfaqja e muskujve të Kremlinit përmes patrullimeve në ajër e në det, kanë sjellë një përballje nga afër të tyre me homologët perëndimorë.

Në një studim të ri, grupet që lobojnë për kontroll më të ashpër të armëve, analizuan 146 incidente përgjatë 21 muajve të fundit, duke i klasifikuar dy prej tyre si të rrezikshmërisë së lartë.

Në Azinë jugore ku përballen tre shtete me kapacitete bërthamore, studimi llogariti 54 incidente ushtarake të konsiderueshme midis Indisë, Pakistanit dhe Kinës, përfshirë 22 përleshje kufitare në Kashmir.

Kashmiri mbetet rajoni më i paqëndrueshëm bërthamor, por zona ku Rusia dhe Perëndimi fërkohen me njëri-tjetrin po shndrrohet me shpejtësi në një të tillë, duke vënë në dukje rreziqet e doktrinës ruso-amerikane.

20 vjet pas luftës së Ftohtë, asnjë komb nuk ka përjashtuar si opcion përdorimin e arsenalit bërthamor dhe të dyja vendet mbajnë butona të gatshëm për t’u shtypur, së bashku në total 1800 armë bërthamore në nivel gatishmërie.

Barack Obama mund të ketë më pak se 30 minuta kohë për të vendosur nëse të dhënat paralajmëruese satelitore për një sulm të afërt me raketa bërthamore janë të besueshme ose jo. Vladimir Putin mund të ketë në dispozicion gjysmën e kësaj kohe për të mbledhur mendjen për shkak se Rusia aktualisht nuk ka një sistem të paralajmërimit të hershëm me satelit.

“Ato armë, praktikisht, janë duke pritur një mesazh të shkurtër kompjuterik për t’u lëshuar. Ata nuk duan t’ia dinë se nga vijnë sinjalet”, thotë Bruce Blair, ish-oficer në dhomën e nisjes së raketave dhe bashkëthemelues i shoqërisë për kontrollin e armëve, Global Zero.

Rreziqet komplikohen edhe nga mungesa e eksperiencës. Presidenti amerikan e ai rus, apo edhe pjesa më e madhe e drejtuesve ushtarakë në të dyja vendet, nuk duhet të përballojnë manovrat dhe presionin e vazhdueshëm që ishte i pranishëm gjatë përballjes së Luftës së Ftohtë.  Komunikimi mes NATO-s dhe zinxhirit rus të komandimit janë në një nivel të ulët rekord, më keq se ç’ishin në vitet ’70 apo ’80.

Rrëzimi i një avioni rus nga forca ajrore turke në kufirin me Sirinë në nëntor, -hera e parë që një anëtar i NATO-s rërzon një avion ushtarak rus që nga lufta e Koreve – shfaqi këtë thyerje.

“Incidenti tregoi sesi kujtesa jonë institucionale dhe kuptueshmëria rreth Rusisë është lejuar të atrofizohet”, thoshte një zyrtar i NATO-s, disa ditë pas incidentit. Duke iu referuar rrezikut të një shkëmbimi sulmesh bërthamore mes dy vendeve, i njëjti zyrtar konstatonte se është ende i largët, por jo i parëndësishëm.

Ekspertët bërthamorë thonë se rritja e sulmeve kibernetike përmban edhe kërcënimin më të madh ndaj integritetit dhe besueshmërisë së komandës automatike dhe sistemeve të kontrollit.

“Në luftën e Ftohtë ne nuk parashikonim sesi mund të shkonte një sulm kibernetik. Eshtë e vështirë të jesh specifik për këtë rrezik, por duket se është shumë real dhe një rrezik që po rritet”, thotë Perry. Sipas tij, disa lloje sulmesh kibernetike në sistemet e komandimit bërthamor në SHBA apo në Rusi mund të bëhen shkak për përllogaritje të gabuara rreth një sulmi.

Një raport i bordit shkencor të Pentagonit, në vitin 2013, gjeti se sistemet e kontrollit të armëve bërthamore në SHBA nuk janë të siguruara plotësisht nga prekja prej sulmeve kibernetike.

Moska ka shtuar referencat për arsenalin e saj bërthamor në retorikën luftarake për ato vende që i perception si kundërshtare. Ambasadori rus në Kopenhagë tha se anijet daneze luftarake do të ishin shënjestra për raketat bërthamore ruse nëse vijonin të isntalonin pajisje të vanacuara radarësh. Më 9 Nëntor, Putin u filmua duke takuar disa gjeneralë në Sochi dhe kamerat arritën të kapin pamje të paraqitjes grafike të një arme të re që shkaktoi alarm. Codenamed Status-6 ishte një nëndetëse e telekomanduar e dizenjuar për të transportuar një bombë të fuqishme termobërthamore drejt një porti jashtë Rusisë.

Nëse shpërthen një bombë e tillë, thonë ekspertët, mund të mbështjellë qytete si Nju Jorku në një perde masive radioaktive.

Në përpjekje për të dhënë garanci ndaj aleatëve europiano-lindorë ndaj kërcënimeve të Moskës, Shtetet e Bashkuara, gjithashtu, kanë dhënë sinjale të përziera mes armëve konvencionale dhe atyre bërthamore. Për herë të parë nga Lufta e Ftohtë, SHBA nisën formacione bombarduesish strategjikë përtej Atlantikut.

Përgjatë dekadës së ardhshme, Pentagoni planifikon 355 miliardë dollarë shpenzime për të financuar 12 nëndetëse me mbushje bërthamore, sikundër edhe 100 bombardues strategjikë, raketa balistike ndërkontinentale që mund të instalohen në nisës të lëvizshëm dhe më shumë se 1 mijë raketa kruz me kapacitete bërthamore.

Raketat përshkruhen nga ekspertët se kanë veçorinë unike të jenë destabilizuese pasi ato janë në variante bërthamore ose jo, e kështu kundërshtari nuk mund ta dallojë se cila prej tyre po vjen drejt tij.

Siç thotë ish-sekretari Perry: “Në luftën e Ftohtë, ne dhe Rusia ishim në procesin e demontimit të armëve bërthamore. Sot, në kontrast të plotë, si Rusia ashtu edhe SHBA po nisin rindërtimin e plotë të arsenaleve të tyre bërthamore…Këto janë hapa shumë dramatikë përgjatë situatës sot dhe viteve ’90. Ka një ndryshim madhor”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
FIFA: Platini heq dorë nga gara presidenciale

FIFA: Platini heq dorë nga gara presidenciale

Rinis lufta e propagandës në kufirin midis dy Koreve

Rinis lufta e propagandës në kufirin midis dy Koreve

Disa fotografi të vjetra dhe interesante të Hënës

Disa fotografi të vjetra dhe interesante të Hënës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni