Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Intervistë e ish-presidentit polak, Lech Wałęsa: e vërteta ime si agjent i Sigurimit

by te Sheshi
10/03/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Intervistë e ish-presidentit polak, Lech Wałęsa: e vërteta ime si agjent i Sigurimit

Lech Wałęsa, lideri karizmatik i lëvizjes Solidarnost në Poloni në vitet 1980, në një intervistë ekskluzive në të përditshmen britanike “The Guardian” publikon detaje të lidhjeve të tij në periudhën sovjetike me shërbimet sekrete të vendit, duke thënë se ai zgjodhi të “fliste e diskutonte” me zyrtarët si pjesë e aktivitetit të tij në emër të sindikatave.

Por, në këtë intervistë, ai mohon me forcë dyshimet e ngritura së fundmi se ai ka qenë një informator me pagesë. “Nuk kam qenë agjent i shërbimeve sekrete”, tha Valesa. 72-vjeçari e dha intervistën nga qyteti i tij Gdańsk, në veri të Polonisë. “Nuk kam spiunuar kënd në jetën time. Nuk kam marrë para. Do ta vërtetoj gjithë këtë, kam punësuar avokatë”.

Wałęsa, i cili fitoi çmimin Nobel për paqen në vitin 1983 dhe shërbeu si president i Polonisë për pesë vjet nga viti 1990, flet kështu publikisht për herë të parë që nga ngritja e dyshimeve që dolën në shtyp kur ai ndodhej për një vizitë në Venezuelë.

Muajin e kaluar, hetuesit nga Instituti i Kujtesës Kombëtare u treguan gazetarëve dokumentet e gjetura në shtëpinë e ministrit të fundit të brendshëm të kohës së komunizmit, ish-gjeneralit Czesław Kiszczak, mes të cilëve ishte edhe një letër e vitit 1970 nënshkruar nga Walesa nën pseudonimin “Bolek”. Në letër, Bolek pranonte të jepte informacione. Instituti në fjalë që është një institucion shtetëror, gjithashtu tregoi për gazetarët edhe fatura të tërheqjes së parave.

Pretendimet e tyre nuk është se janë të reja. Akuzat ndaj ish-liderit polak janë rigjallëruar si pjesë e një spastrimi të rivalëve politikë, gjyqtarëve dhe gazetarëve që konsiderohen armiqësorë, dhe njerëzve të lidhur me të kaluarën komuniste, që po zhvillohet nga ana e Jarosław Kaczyński, liderit të partisë qeverisëse Ligj dhe Drejtësi,

Lëvizjet e qeverisë për të gjymtuar gjykatën më të lartë në Poloni, atë Kushtetuese, kanë marrë kritika ndërkombëtare. Pritet që të premten të dalë edhe një raport i ekspertëve ligjorë në lidhje me këto lëvizje që do të përpiqet të vendosë nën presion Bashkimin Europian për të ndërmarrë sanksione ndaj Polonisë kur Komisioni i Venecias, pjesë e Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut, të publikojë raportin për veprimet kontroverse të qeverisë polake.

Sulmi ndaj ish-presidentit Wałęsa ka shqetësuar shumë polakë. Demokstratat e fundit ndaj qeverisë janë shndërruar në marshime në mbrojtje të tij.

Ndërkaq, në intervistën me “The Guardian”, Walesa thotë se në vitet 1970 kishte qenë në kontakt me Bezpieka-n, emri popullor për shërbimet sekrete , e kjo si pjesë e aktivitetit të tij sindakal. “Në atë kohë, kisha dy zgjedhje. Njëra ishte të mos hyja në bisedime, të mos përpiqesha të zgjidhja gjë dhe si rrjedhim të injoroja Bezpieka-n. rruga e dytë, që unë zgjodha, ishte të bisedoja, të diskutoja, të bindja dhe të drejtoja në rrugën drejt fitores.

“Nëse do kisha mundësi të përsërisja jetën time, nuk do ndryshoja asgjë”, tha Walessa, duke kujtuar ngjarjet nga zyra e tij në Qendrën Europiane të Solidaritetit, që përfshin një muzeum dhe salla konferencash e ku më parë ndodhej doku ku ai bashkëthemeloi sindikatën e parë të lirë në bllokun sovjetik, në vitin 1980.

Ai pretendoi se kontaktet e tij me shërbimet sekrete në vitet 1970 synonin të “kursenin njerëzit kurajozë, të mbronin të ekspozuarit në Solidarnost dhe të krijonin një ekip që me gjasa do të shkatërronte partinë komuniste. Doja të zbuloja se çfarë lloj njerëzish ishin ata në Bezpieka; përse vepronin kundër Polonisë; përse dëshironin të mos lejonin lirinë për popullin”.

I pyetur se kush ishte Boleku, ai tha: “Përsa mund të them, Bolek është një emër i koduar ndërlidhësi telefonik. Mësova për Bolekun në materialin kundër meje. Dhe tani dëgjoj që Walesa ishte Boleku. Shumë nga materiali i Institutit është dukshëm i rremë. Në dosjen e rekrutimit tim, ka tre data të ndryshme hyrjeje, 22, 25 dhe 29, për shkak se ata nuk e kanë vendosur ende se në cilën ditë isha rekrutuar”.

Instituti i Kujtesës Kombëtare është një dokumentues i materialeve sekrete nga periudha sovjetike. Që nga viti 2007, ka edhe fuqi për të ndjekur penalisht. Në muajt e fundit, hetuesit e tij kanë ndërmarrë dy kontrolle të profilit të lartë: një në shtëpinë e vejushës së ish-ministrit Kiszczak dhe një tjetër më 29 Shkurt në shtëpinë e gjeneralit të ndjerë, Wojciech Jaruzelski, liderit të fundit komunist të Polonisë.

Kaczyński dhe vëllai i tij binjak, Lech ishin aktivë në lëvizjen Solidarnost në vitet 1980, por u anashkaluan kur Walesa u bë president i Polonisë. Walesa lë të kuptohet se Kaczyński ka përdorur Institutin për t’u hakmarrë për të kaluarën. “Kur vjen tek rasti im, ka shumë keqdashje… është e sajuar nga fillimi deri në fund”, tha ai.

Wałęsa nuk është më aktiv në Solidarnost, që mbështeti fushatën e zgjedhjeve të partisë Ligj dhe Drejtësi dhe ai ka dalë kundër Qeverisë që e konsideroi si “të rrezikshme për Demokracinë”.

Por, gjithsesi, ai thotë se nuk është gati të drejtojë apo të bashkohet me lëvizjen opozitare. “I kam paralajmëruar njerëzit kundër Kazyński-t kohë më parë. Njerëzit nuk dëgjuan. Ata votuan keq. Nëse bëhet e rrezikshme, me siguri do të ndërmarr hapa për të mbrojtur Poloninë. Por, për momentin, le të jenë të tjerët aktivë”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!
Lindja e Mesme

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Kundër anemisë, arëzat që ju vijnë në ndihmë

Kundër anemisë, arëzat që ju vijnë në ndihmë

Benitez pranë rikthimit në Premier League

Benitez pranë rikthimit në Premier League

Kriza e politikës kosovare: a do mund të zgjidhet “gjermanisht”?!

Kriza e politikës kosovare: a do mund të zgjidhet “gjermanisht”?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni