Enkelejd Joti, ish-Drejtor për shumë vite i Top Medias, do drejtojë gjigandin shtetëror RTSH, duke pasuar Thoma Gëllçin, në burg për abuzime.
Me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues, Enkelejd Joti u zgjodh me tre të pestat e votave.
Vitet e fundit, Joti drejtonte QSUT-në.
Në vite, ai ka qenë një ndër kolonat kryesore të Top Medias, duke qenë i tillë që në fillimet e saj, në themelimin e Top Albania Radios.
Më pas drejtoi TCH me disa ndërprerje, duke mbërritur deri si drejtor i përgjithshëm i Top Medias. /tesheshi.com/