Në afshin e thirrjeve të Metës për t’ju bashkuar me 2 mars kundër asaj që e quan “grusht shteti” të mazhorancës kundër Kushtetutës, po i përgjigjen atij ish-nanonistë që u larguan nga PS në epokën e Ramës.
Ditë më parë qe ish-ministri Elmaz Sherifi, e së fundi ish-anëtari i kryesisë Limos Dizdari. Por njëherësh ky i fundit ka qenë dhe kundër Metës e në krahun e Nanos në KPD-në e famshme të 2001-shit.
Ndërsa krah Metës në atë kohë e kundër Nanos, ishin dy njerëzit që njeriu i Presidencës u ka shpallur luftë: Rama e Ruçi.
Pra, Sherifi r Dizdari kanë premtuar se do jenë në tubimin e paprecedentë të Metës.
Kështu, kauza e re që ka iniciuar Meta, po rishfaq dhe sentimente të fjetura politike të PS në vite. /tesheshi.com/