Ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni, Sulejman Rushiti, mendon se Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë duhet ta mbaj emrin e Arbër Xhaferit.
“Për ta nderuar figurën poliedrike të Arbër Xhaferit, në rastin e parë të ndryshimit të klasës politike, Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve duhet t`i shtohet emri i tij. Kjo, dhe themelimi i një instituti Evropian për Politikë, do të ishte më e pakta që duhet ta bëjmë të gjithë ne që e kemi njohur dhe kemi mësuar shumë nga ai”, ka shkruar Sulejman Rushiti në rrjetin social Facebook.
“Ҫdo veprim tjetër folklorik dhe demagogjik, jam i sigurt që nuk do ta kishte dashur as miratuar!”, shkroi ndërmjet tjerash Rushiti. /tesheshi.com/