Ilirian Celibashi, ish-kryetar i KQZ-së dhe konstitucionalist, e njëherësh ish-ministër për marrëdhënie me parlamentin në kabinetin “Rama 1”, nuk është dakort me inisiativën e mazhorancës për të shkarkuar presidentin Meta.
Duke folur në Top Talk të TCH, Celibashi tha se ai nuk gjykonte se presidenti kishte bërë shkeljetë rëndë kushtetuese me ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve, ndonëse ishte një shkelje.
“Dekreti për anulimin e zgjedhjeve qartësisht është në mungesë të kompetencave të Presidentit të Republikës. Por gjithsesi, ky nuk është rasti për të ndërmarrë këtë vendim”, tha Celibashi
Siç shtoi ai, “edhe nëse Gjykata Admistrative, apo edhe ajo Kushtetues do ta cilësonte si një shkelje të Kushtetutës aktin e Metës, në gjykimin tim nuk do ta cilësoja si një shkelje të rëndë”. /tesheshi.com/