Së paku katër ministra dhe një zv. kryeministër nga qeverisja e fundit PDK-LDK nuk kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputetë.
Në zgjedhjet e 11 qershorit dështuan Hajredin Kuçi, Arsim Bajrami dhe Edita Tahiri nga koalicioni PAN, ndërsa Skënder Hyseni dhe Haki Demolli nga koalicioni LAA.
Hajredin Kuçi si zv.kryeministër në detyrë, mori vetëm 7986 vota.
Arsim Bajrami, ministër në detyrë i Arsimit, ka marrë 8341 vota.
Edita Tahiri, ministre për Dialog, mori vetëm 3847 vota.
Skënder Hyseni, ministër në detyrë i Punëve të Brendshme, ka marrë vetëm 2068 vota.
Haki Demolli, ministër në detyrë i FSK-së, mori 6880. /tesheshi.com/