Presidenti Meta ka nderuar me dekoratën “Nënë Tereza” një prej figurave të së majtës italiane të viteve ‘2000, Massimo D’Alema.
Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi rolin e tij në jetën politike shqiptare, por sidomos në zhvillimet dramatike kosovare gjatë spastrimit etnik serb.
“Massimo D’Alema do të mbante pozicione kyçe në politikën dhe qeverinë italiane në momente të vështira të historisë sonë, në kohën e ndërhyrjes së NATO për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë dhe pastrimit etnik. Ndonëse me kundërshtime të forta brenda koalicionit të së majtës që drejtonte Italinë, qeveria e tij luajti rol kryesor në mbështetjen e aksionit historik të NATO-s që kontribuoi për lirinë e Kosovës dhe paqen në rajon”, theksoi Presidenti Meta.
Gjithashtu, tek personaliteti i D’Alemës, u vlerësua roli dhe kontributi i tij në forcimin e raporteve dhe miqësisë mes Italisë dhe Shqipërisë. /tesheshi.com/