Lirimi i Lul Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit është trajtuar edhe në Kuvend, përmes Sali Berishës. Ish-kryeministri hedh akuza ndaj shfit të qeverisë Rama se ka urdhëruar kryebashkiakun Vangjush Dako ta lirojë që ta përdorë kundër tij.
“Ku do e fshehësh, apo do e pëdorësh kundër meje? Ke urdhëruar Dakon t’i paraqesë letër garancie, por unë do të sjell dokumente për veprimet që ke bërë”, u shpreh Berisha, duke përmendur edhe rastin e Armando Prengës, teksa fliste për çeshtjen e dekriminalizmit, si një nga 5 kriterët që duhet të përmbushë Shqipëria për hapjen e negociatave.
Berisha i është referuar Bundestagut gjermanë dhe sipas tij Rama ka fshehur deklaratat e plota për dekriminalizmin.
“U ke fshehur shqiptarëve se çfarë është thënë për ligjin e dekriminalizimin. Këta kujtojnë se gënjejnë Europën dhe tallen me proçesin më jetik të Shqipërisë, integrimin”, tha ish-kryeministri./tesheshi.com/