Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci: Si zgjidhet kriza, ç`është Vetvendosje e Thaçi, ç`isha unë dhe Rugova…

by te Sheshi
23/10/2015
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 8 mins read
A A
Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci: Si zgjidhet kriza, ç`është Vetvendosje e Thaçi, ç`isha unë dhe Rugova…

Akademik Nexhat Daci në një intervistë ekskluzive dhënë për portalin mbarëkombëtar tesheshi.com ka folur në hollësi për krizën politike në vend, tejkalimin e saj, koalicionin qeverisës PDK-LDK, opozitën, për “shtëpinë” e tij, LDK-në, për krizat politike gjatë kohës sa ka qenë kryetar Parlamenti, për punën që ka bërë meish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, për udhëheqjen e Kuvendit nga Kadri Veseli, për atë se kush është lideri më i fuqishëm për momentin në vend dhe për shumë tema tjera relevante…

Daci

Intervistoi: Blendi Gashi

Çfarë është duke punuar aktualisht akademik Nexhat Daci?

Jam duke punuar në Akademi. Po përgatitetmi për projekte të bashkëpunimit me Evropën. Është një detyrë që kancelarja Angela Merkel ia ka vendosur qeverive të Ballkanit Perëndimor, është devrimi në BE i bazuar në shkencë.

Jeni kthyer në partinë e vjetër në LDK, cili është kontributi i juaj?

Unë jam rikthyer në LDK, por nuk kam ndonjë rol të caktuar dhe nuk ushtroj ndonjë aktivitet përveç që analizoj ndonjë rrjedhë politike.

Pasi jemi te kjo parti, si e keni parë mbajtjen e Kuvendit të fundit të saj, ku pati shumë pakënaqësi. Është bërë mirë Mustafa ka rifituar edhe një mandajt apo do të kishte qenë mirë që LDK të udhëhiqet nga një gjak i ri, p.sh. nga Vjosa Osmani?

Gjaku i ri i duhet çdo partie, ashtu edhe si LDK-së, por janë organet e partisë që vendosin për rrugën e tyre. Nuk do të komentoja, por çdo koncepti politik i duhet përtëritje jo vetëm në moshë por edhe në programe dhe koncepte dhe kjo vlen edhe për LDK-në.

T’i kthehemi situatës politike në vend. Si ish-parlamentar, si e shihni bllokimin e Kuvendit?

Unë jam i brengosur për rrjedhat politike në Kuvendin e Kosovës sepse ato po reflektohen në të gjitha sferat, shoqërore, ekonomike. E keqja është se nuk pranohet realiteti ekzistues në Kosovë. Problemi nuk është i tillë çfarë e sheh pozita, por nuk është as i tillë çfarë opozita dëshiron ta sheh.

E keqja më e madhe është se njerëzit e koalicionit të madh mendojnë se nuk ka krizë në Kosovë. Mohimi i krizës në një vend është paaftësi e zgjedhjes së asaj krize. Në skajshmëritë e krijuara në skenën politike të krijuara në Kosovë nuk mund të zgjidhen me një seancë.

Pasi që presidentja ka nisur takimet me liderët e partive është dashur që të bëhet një pauzë, moratorium i seancave plenare.

Po të ishit ju në vend të Kadri Veselit si do të vepronit karshi situatës së krijuar, do të zbatonit rregulloren e Kuvendit dhe do të largonit deputetët opozitarë nga salla në mënyrë që të mbahen seancat?

Unë nuk jam demonstrues i forcës në Kuvend. Instalimi i forcës, policisë në Parlament është një porosi shumë e keqe edhe për popullin edhe për botën. Gjithmonë, Kuvendi duhet të përgatisë pajtueshmëritë dhe skajshmëritë, por ajo nuk duhet të bëhet para kamerave në seanca plenare. Beteja në Parlament zhvillohet në Komisione dhe Kryesi për ta ndihmuar ligjvënien.

gazi-ne-seance-14_2627

Tani, unë prej pozitës së Akademisë të Shkencave, nuk mund ta pranojë në asnjë mënyrë faktin se në Kuvend mund të ngjajnë skena të vrazhda. Pra, duhet të punohet shumë jashtë kamerave, jashtë plenares sesa të demonstrohet punë teatri.

Do të thotë po pranoni se Veseli ka bërë mirë që nuk ka thirrur sigurimin për të larguar deputetët nga salla?

Nuk do të hyja në këtë. Ai (Veseli) është kryetar legjitim i Parlamentit dhe të gjitha të këqijat do të bijnë në kokën e tij. Deri tani ka bërë mirë që nuk e ka futur policinë në Parlament. Sa i përket cilat mund të jenë qëllimet e tij, kjo është punë dhe problem i tij dhe jo punë e një akademiku.

Ky lëmsh politik është krijuar pas marrëveshjeve të fundit me Serbinë. Si i vlerësoni ju marrëveshjen për Asociacionin dhe Demarkacionin, janë të dëmshme apo jo për vendin?

Mënyra si i prezanton pozita duket se nuk janë të dëmshme, kurse si i paraqesin opozita dhe ekspertët janë të dëmshme.

Po ka të drejtë pozita apo opozita?

Nuk jam arbitër. Por them që pozita  e ka bërë keq “paketimin” e atyre marrëveshjeve. Mjafton fakti që deputetët e opozitës nuk e konsumojnë marrëveshjen, e tashme është vështirë me i bind. Është zgjeruar gama e marrëveshjeve, prandaj është zgjedhur rruga shumë e keqe e prezantimit të atyre marrëveshjeve dhe opozitës i është dhënë një mundësi reale që t’i kundërshtojë.

Profesor Daci, cila është zgjidhja për të dalë nga kriza politike: dialogu ndërpartiak, referendumi, zgjedhjet e parakohshme, ndërhyrja e ndërkombëtarëve apo…?

Ligji për referendumin është vendimi më i lehtë, më pak i kushtueshëm dhe më i besueshëm, por që nuk do të ndodhë sepse nuk do ta lënë ndërkombëtarët.

Zgjedhjet në këtë fazë dhe nëse i organizon kjo pozitë është një dështim. Zgjedhjet do të dilnin pas një faze kalimtare të një qeverisje unike e krejt spektrit politik, gjithëpërfshirëse por në kuptimin e një qeverie teknike që nuk do të merrej me çështje politike, por do të merrej vetëm me përgatitjen e zgjedhjeve.

Por, siç duket për zgjedhje nuk është e gatshme pozita por as mentori i pozitës, ndërkombëtarët.

Të kthehemi pak tek koalicioni qeverisës PDK-LDK. A ka bërë ndonjë punë të mirë deri më tani, dhe a pritni që të çoj mandatin deri në fund?koalicioni-pdk-ldk-me-ldquo-bekimin-rdquo-e-nd-euml-rkomb-euml-tar-euml-ve_hd

Besoj se pak ka rezultate të prekshme të qeverisë në këtë mandat, të të gjitha institucioneve. Ka një pakënaqësi që është shndërruar në një eksod tepër masiv, por është e dhembshme që shtetasit tonë të heqin dorë nga shtetësia, kjo është treguesi më i mirë për qeverisjen në të gjitha nivelet, president, kryeministër, kryetar parlamenti se diçka nuk vlen.

Nëse një pjesë e madhe e popullit nuk e do një shtet të tillë, atëherë është alarmi i fundit që të ndryshojë qeverisja në mënyrë që interesi i qytetarëve të jetë parësor. Pa qytetarë të lumtur ai shtet nuk i vyen askujt. Rezutojnë pastaj protesta të përgjakshme të turpshme.

Pozitë dhe opozitë duhet t’i thërrasin mendjes për bashkëbisedim, nëse Kosova bisedon me Serbinë, Bosnja me Serbinë ose Kroacia me Slloveninë për kufijtë, duhet të jetë gjithmonë një mençuri profesionale, shtetërore dhe kombëtare që të mos ofrohen rrugë të përgjakshme për zgjidhjen e problemit, të evitohen ato, dhe ato nuk evitohen duke thënë unë jam i madhi dhe bëni çka doni.

Nëse nuk  gjindet një zgjidhje a mund të ketë protesta të përgjakshme?

Unë do të preferoja në mënyrën më të sinqertë që Kosova të mos sheh skena të përgjakshme dhe kjo është përgjegjësi e të madhit, pushtetit, por edhe opozita nuk duhet të barrikadohet të themi në bunkere të pandalshme.

Kërkesa e opozitës që duhet të tërhiqet nënshkrimi dhe pastaj ulemi të bisedojmë është absurde.
Skajshmëritë nuk ofron zgjidhje kurrë, por mençuria mes skajshmërive është të dalin me faqe të bardhë edhe opozita edhe qeveria, dhe të gjendet një rrugë e mesme të shtyjnë shtetndërtimin.

Sipas marrëveshjes së dy partive të mëdha, Thaçi duhet të zgjidhet president më 2016. Çfarë parashihni, do të ndodh një gjë e tillë apo jo?

Marrëveshjet në parim duhet të zbatohen nga ata që i nënshkruajnë. Por mbani në mend se marrëveshja për zgjidhjen e presidentit të shtetit nuk është realizuar asnjëherë, marrëveshjet që kanë nënshkru partitë politike. Marrëveshjet janë një formë e zgjidhjes së krizës por nuk garantojnë realizimin e tyre.

Sipas marrëveshjes duhet Thaçi të zgjidhet president, por tjetër është sa jetëgjatë është ajo marrëveshje nga partnerët e koalcionit (PDK-LDK), që kurrë nuk kanë pasur ndonjë simpati. PDK nuk e ka dasht kurrë LDK-në, dhe LDK nuk e ka dasht kurrë PDK-në.

Njerëzit e mençur kanë arritur t’i ofrojnë ato skajshmëri, dhe kur kemi parë se mund të ketë luftë qytetare, presidenti Rugova dhe kryeparlamentari Daci, kryeministrin ja kemi dhënë PDK-së. Duhet vullnet i çeliktë i njerëzve që e mbajnë pushtetin për ta paqësu dhe zhvillu shtetin duhet të bëjmë kompromise të cilat tek e fundit i lejon edhe bashkësisë ndërkombëtare të jetë e qetë sepse është lodhur me ne, por edhe ne jemi lodhur bajagi me ta.

Nëse mbahen zgjedhjet cila parti mund të dilte e para dhe a mund të ndodhte ndonjë ndryshim rrënjësor në skenën politike kosovare?

Jo, nuk mund të ketë ndryshim rrënjësor në skenën politike. Partitë opozitare edhe nëse bashkohen nuk mund të fitojnë votat sa për ta krijuar pushtetin.

Elefantët nuk cofin. Zhduken por ju duhet shumë kohë të zhduken.

Insistimi vetëm në zgjedhje me këtë ligjshmëri në zgjedhje nuk e ndryshon situatën. Opozita e bashkuar me shku si një front në vota do të fuqizohej shumë pa marrë parasysh përqindjen.

A do t’i riktheheni politikës në mënyrë aktive. Nëse vendi shkon në zgjedhje a do të jetë emri juaj pjesë e listës zgjedhore ?

Unë nuk mendoj kurr derisa jam mentalisht i shëndetshëm, profesionalisht i fuqishëm që të them se nuk do të merrem me politikë. Por me garu për votat me i rrejt qytetarët nuk do të jem në lista të tilla.
Jam i gatshëm të jap kontributin tim, pasi kam tregu potencial në zhvillimin e krizave, kur të gjithë mendonin të fillonte një luftë qytetare.

Me autorizimet e presidentit Rugova kam zgjidhur krizën më të rrezikshme të pasluftës dhe kam shëndet mental, profesional dhe vullnet që të ndihmoj në zgjidhje por nuk kërkoi benificione. Nëse e vlerëson qytetari dhe ata që vendosin, unë ai anëtar i Akademisë jam i gatshëm të ndihmoj.

Unë jam i fuqishëm, i vullnetit pozitiv që nuk kam përfitu kurr nga pushteti sepse kam dal shumë më i varfër prej kryetarit të parlamentit sesa kur kam hyrë.

Çfarë krize të rrezikshme keni zgjidhur, ndërlidhjet me vrasjet e pasluftës?

Po, po edhe pamundësia e zgjedhjes së presidentit Rugova. Unë kam qenë si kryetar i Parlamentit dhe e kam zhvilluar betejën brenda partisë sepse ka pasur kundërshtime për t’ia dhënë kryeministrin PDK-së. Por e kam fituar betejën me përkrahjen e Rugovës sepse ai ka qenë shef. Institucionet e para të Kosovës i kam kriju me punën e ndershme që kam bërë.

Po mendimi juaj për Lëvizjen ‘Vetëvendosje’?

Unë kam thënë gjithmonë se ‘Vetëvendosje’ është një akses shumë i çmuar si resurs politik në Kosovë. Menaxhimi i atij resursi varet nga prej njerëzve në VV.

Cili është lideri më i ‘fortë’ i pakontestueshëm në Kosovë?

Është Thaçi. Mund të mos e dojmë dhe respektojmë por unë merrem me vlerësime që janë të kapshme. Dhe e kam thënë: pas presidentit Rugova lideri më i fuqishëm është Thaçi.

/te sheshi.com/

Related Posts

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Next Post
Vuçiç në nëntor në Sarajevë: 2000 policë për ta ruajtur

Vuçiç në nëntor në Sarajevë: 2000 policë për ta ruajtur

Gjukanoviç sulmon Kishën serbe dhe Moskën: duan të na pengojnë të hyjmë në NATO

Gjukanoviç sulmon Kishën serbe dhe Moskën: duan të na pengojnë të hyjmë në NATO

Al-Khuarizmi: babai i algjebrës

Al-Khuarizmi: babai i algjebrës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

13/05/2025
Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni