Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ish-komandanti Kadria i FSK-së: ja ç’lloj armatimi do të ketë Ushtria e Kosovës dhe kur do bëhet realitet

by te Sheshi
21/10/2018
in Intervista, Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 6 mins read
A A
Ish-komandanti Kadria i FSK-së: ja ç’lloj armatimi do të ketë Ushtria e Kosovës dhe kur do bëhet realitet

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, thotë se kalimi në Kuvend i tri projektligjeve është lajmi më i mirë për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë. Kastrati thotë se FSK-së i duhen shtatë vite për tu bërë ushtri. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kastrati thotë se Ushtria e Kosovës nuk do të pajiset me armatim të rëndë, mirëpo do të jenë në gjendje të kryejë detyrat e saj me të cilat obligohet me ligj.

Zoti Kastrati, Kuvendi i Kosovës miratoi në parim tre projekligjet për FSK-në. Nëse do të krahasonit propozimin e mëparshëm për Ligjin për Forcat e Armatosura të Kosovës dhe këto tri projektligje, cilat dallime i shihni në këtë transformim?

Dallimi është vetëm që emri i Forcës së Sigurisë mbetet, për arsye se nuk ka ndryshime kushtetuese. Tjera dallime nuk ka. Kjo është një ngjarje kryesore pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008, për arsye se më këto tri projektligje po kompletohet infrastruktura apo arkitektura e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë dhe kjo është një ngjarje që i ka gëzuar jo vetëm pjesëtarët e Forcës së Sigurisë, por të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

 Vitin e kaluar NATO kishte kërkuar që ushtria e Kosovës, të bëhet me ndryshime kushtetuese. Sivjet NATO nuk ka përmendur deri më tani këto ndryshime. Cili është mendimi i juaj, pse ka ardhur deri te ky, nëse mund ta quajmë, evaluim i qëndrimit të Aleancës Veriatlantike?

 Edhe ne kemi dëshiruar që të kemi ndryshime kushtetuese dhe kjo të shkojë në mënyrë të rregullt, mirëpo duke pas parasysh dhe duke parë që politika e Beogradit nëpërmes përfaqësuesve të tyre, Lista Serbe këtu në Kosovë, nuk kanë dashur asnjëherë të dëgjojnë apo të ulen të bisedojnë për ndryshime kushtetuese dhe për të ecur përpara Kosova me këtë proces, të transforimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, atëherë edhe NATO e ka parë që koha po skadon, koha po ecë, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, e ka të drejtën e formimit të Forcave të Armatosura dhe në një mënyrë, heshturazi ka thënë që ecni tutje, është çështje e juaja dhe formoni ushtrinë.

Sa shihni ju rrezik nga rishikimi i pozicionit të NATO-s karshi FSK-së pas ndryshimeve ligjore që u bën në Kuvend rreth kapaciteteve dhe mandatit të FSK-së?

Nuk ka asnjë rrezik. Normal që NATO-ja do ta rishikon mandatin e vetë këtu në Kosovë. Unë pres që Këshilli Veriatlantik i NATO-s që është organi më i lartë i NATO-s, të ulet dhe të rishikojë në të ardhmen mandatin e saj, për arsye se dy ushtri nuk mund të qëndrojnë në një shet. Mirëpo, ne duhet ta kemi parasysh një gjë, që Kosova nuk do ta ketë ushtrinë së paku për 7 vitet e ardhshme, për arsye se Kosovës apo Forcës së Sigurisë së Kosovës, i nevojiten shtatë vite, minimumi deri në dhjetë për t’i ngritur kapacitetet ushtarake të mjaftueshme për të kryer detyrat bazuar në misionin që do ta ketë në bazë të ligjit që është miratuar në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

A shihni ju përplasje të përgjegjësive mes FSK-së së transformuar dhe KFOR-it në Kosovë?

Jo. KFOR-i do të ndihmojë ashtu si ka ndihmuar deri më tani Forcën e Sigurisë, që të ecë më tutje në ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Unë dua të iu them që KFRO-i që nga fillimi e deri më tash ka ndihmuar Forcën e Sigurisë, ka qenë brenda Forcës së Sigurisë, për ta ndihmuar këtë forcë të zhvillohet, të ngritët në kapacitetet e saja operacionale, dhe unë mund të iu them lirisht që Forca e Sigurisë së Kosovës i ka të gjitha standardet e plotësuara, bazuar në standardet e NATO-s, dhe kjo duke iu falënderuar KFOR-it dhe partnerëve tanë strategjik, kuptohet edhe vendore, mirëpo barrën kryesore për këtë çështje ku jemi deri më tani, e bartë NATO-ja nëpërmes KFOR-it këtu në Kosovë.

Bazuar në ligjet e reja të miratuara në parim por edhe në bazë të pikëpamjeve tuaja, çfarë lloj armatimi i duhet Ushtrisë së Kosovës dhe cili do të jetë kalibri më i madh i armatimit?

Nga 2012 deri më 2014, është bërë një rishikim strategjik i sektorit të sigurisë në përgjithësi në Kosovë, e në veçanti për Forcën e Armatosura të Republikës së Kosovës dhe është paraparë që Ushtria e Kosovës do të pajiset me armatim mbrojtës. Kjo do të thotë që nuk do të ketë tanke, nuk do të ketë aeroplanë luftarakë, nuk do të ketë asnjë armatim sulmues, për arsye se ne edhe sipas Kushtetutës se Republikës së Kosovës nuk kemi pretendime të territoreve të vendeve fqinje dhe nuk kemi nevojë që Ushtria e Kosovës në të ardhmen të armatoset me armatim ofanziv (sulmues).

Ne si Kosovë, Forcën e Sigurisë apo Forcën Ushtarake, do ta armatosim me armatim mbrojtës që do të jetë e gatshme që të kryejë detyrat bazuar në misionin që do ta ketë. Mbrojta e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, mbështetja e autoriteteve qendrore dhe lokale, mbrojtja e jetëve dhe pronave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe pjesëmarrjen në operacionet paqeruajtëse me NATO-n. Kalibri më i madh që është paraparë për Ushtrinë e Kosovës, do të jenë topat deri në 105 milimetra, minahedhës deri 120 milimetra, mbrojtje kundërajrore, helikopterë dhe të gjithë armatimin nën këtë kalibër që është i mjaftueshëm dhe i nevojshëm për të kryer të gjitha këto detyra që dalin nga misioni i ardhshëm i Ushtrisë së Kosovës.

Në cilën fazë do të armatoset me armatim të rëndë FSK apo ushtria e ardhshme e Kosovës?

Gjatë viteve 2012-2014, kur është bërë rishikimi strategjik i sektorit të sigurisë, është bërë edhe plani i ngritjes së kësaj force, apo plani i veprimit që është paraparë në atë kohë 10 vjet, por unë rekomandoj fuqishëm institucionet e Kosovës pasi që ne jemi vonuar katër vite, që ky plan të zvogëlohet në shtatë vjet. Ko është paraparë me faza. Faza e parë, është ngritja apo shndërrimi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë në Ministri të Mbrojtjes, riorganizimi i saj. Pastaj është ngritja e doktrinave, rregulloreve, i gjithë ai dokumentacion që duhet të adoptohet bazuar në ligjet që tashmë kanë kaluar në Parlament dhe ristrukturimi i strukturës të ushtrisë që do të jetë më ndryshe.

Një vit ose një vit e gjysmë, kjo forcë do të punoj vetëm në ristrukturim dhe në përpilim të këtyre dokumenteve, dhe pastaj do të shkohet çdo vit me blerjen e armatimeve, pajisjeve shtesë, dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore, duhet të jenë edhe 2500 pjesëtarë të rinj dhe 3 mijë rezervë sa janë paraparë në forcën ushtarake.

Në bazë të NATO-s, secili vend anëtar duhet të shpenzojë 2.5 për qind të GDP-së, a do jetë rasti i njëjtë edhe me Kosovën?

Deri në 2.5 është e paraparë me standarde të NATO-s. Ne e kemi më pak se 1 për qind. Unë jam shumë i bindur se buxheti i Republikës së Kosovës nuk do të ngarkohet me ngritjen e kapaciteteve ushtarake, dhe unë pres që qeveria, ashtu siç është paraparë, në rishikimi strategjik të sektorit të sigurisë, buxheti aktual sa është i Forcës së Sigurisë, të ngritët edhe për 5 milionë euro çdo vit, që do të mjaftonin për ta ngritur këtë forcë e cila do t’i kryente detyrat bazuar në mision e vet.

Sa do të jetë e madhe kjo ushtri nëse krahasohet me vendet fqinje të Kosovës?

 Përafërsisht është një balancim. Kjo forcë është e paraparë që t’i ketë 8 mijë pjesëtarë, 5 mijë aktivë dhe 3 mijë rezervë. Ne kemi bërë një studim në atë kohë dhe kemi bërë edhe skenarë të mundshëm se sa i nevojitet Kosovës forcë ushtarake nëse kërcënohet nga jashtë, për t’i plotësuar të gjitha këto detyrime dhe obligime që dalin nga misioni, dhe ne kemi ardhur deri tek një përfundim të atij studimi që Kosovës nuk i nevojiten më tepër se 8 mijë pjesëtarë, të cilët do të jenë të trajnuar, të pajisur me standarde të NATO-s për t’i kryer të gjitha këto detyra.

Unë pres që në këto shtatë vitet e ardhshme, Kosova t’i ngritë këto kapacitete ushtarake për t’i dalë përballë të gjitha detyrimeve të veta që i ka përpara bazuar në ligj dhe bazuar në obligimet që do t’i ketë.

Marrë nga REL

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme
Bota & Rajoni

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje
Shkencë & Jetë

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Next Post
Referimi në Kur’an për lojrat e fatit: si i ka futur Rama në ligjërim referencat hyjnore (video)

Referimi në Kur'an për lojrat e fatit: si i ka futur Rama në ligjërim referencat hyjnore (video)

Krimi i tjetërsimit të trojeve: pranga ish-deputetit Arben Ndoka

Krimi i tjetërsimit të trojeve: pranga ish-deputetit Arben Ndoka

Pranga dhe ish-drejtorit të Burgjeve, Rama: keqardhje, por s’jemi si të tjerët

Pranga dhe ish-drejtorit të Burgjeve, Rama: keqardhje, por s’jemi si të tjerët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni